Presidenti francez Francois Hollande dënon protestat e dhunshme anti-Charlie Hebdo që kanë shpërthyer në shumë vende të botës myslimane. Ai tha se këto vende janë të privuara dhe nuk arrijnë ta kuptojnë lidhjen e Francës me lirinë e fjalës. 
 
“Ne i kemi mbështetur këto vende në luftën kundër terrorizmit. Unë ende dua të shpreh solidaritetin tim ndaj tyre, por në të njëjtën kohë, Franca ka parimet dhe vlerat e veta, veçanërisht lirinë e shprehjes. Ka tensione në vendet që nuk e kuptojnë lidhjen tonë ndaj lirisë së fjalës sepse kanë qenë të privuar. Ne kemi parë protestat dhe do të thoja se në Francë janë respektuar të gjitha besimet”.
 
Karikatura e profetit Muhamed në faqen e parë të “Charlie Hebdo” është cilësuar tejet ofenduese për myslimanët në Algjeri, Nigeri, Pakistan e shumë vende të tjera të cilët janë ngritur në demontrata të dhunshme duke djegur flamuj të Francës që e shikojnë si fajtore për lejimin e botimit të karikaturave fyese ndaj muslimanëve. 
 
Ndërsa sot, protestues të shumtë në Nigeri dhe Algjeri janë djegur të paktën dy kisha dhe një qendër kulturore franceze. Revista, e cila ka ngjallur zemërimin e mbarë botës myslimane është botuar tashmë në 7 milion kopje, nga 60 mijë që botohej zakonisht.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)