Rreth 2 mijë persona në Angli janë mbledhur në qytetin veri lindor të Newcastle për të protestuar në një marshim të mbajtur nga një degëzim britanik i lëvizjes anti-islamike gjermane Pegida, të cilët numëronin rreth 400 pjesëmarrës. Pegida, që ka kuptimin “Patriotikët Europianë kundër Islamizimit të Perëndimit, ka pasur më parë marshime në Gjermani, shumica në qytetin verior të Dresden.

Kjo është hera e parë që grupi mban protesta në Britani dhe policisë ju desh të qëndronte midis dy grupimeve për të shmangur përplasjet mes tyre.


Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)