Protesta çame, Idrizi: Ta nxjerrim
Kalin e Trojës nga Kuvendi

TIRANE - Anëtarë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, anëtarë të shoqatës patriotike "Çamëria" e simpatizanë kanë protestuar sot para Kuvendit të Shqipërisë kundër zvarritjes së miratimit të Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, iu drejtua sot pjesëmarrësve me thirrjen: "Ta nxjerrim Kalin e Trojës nga Kuvendit,  aty ku s'guxojnë të thonë se ka një paqe të rrejshme Shqipëri–Greqi. Ne kërkojmë pikërisht këtë: të hiqet ligji i luftës me Shqipërinë!"

Idrizi tha se "sot jemi të vetëdijshëm për drejtësinë e kauzës sonë, sepse kemi nisur rrugëtimin drejt Çamërisë sonë. Ne sot ndodhemi para këtij Parlamenti, që duket se është hermetik, por në këtë Parlament ka ardhur të votojë Adem Demaçi, Flora Brovina, shqiptarët e Kosovës e kudo që i ka dhënë Zoti. Ju e njihni bacën Adem dhe kauzën e tij për lirinë, është ajo ku mbështetet edhe kauza jonë.

Ju e dini se Parlamenti shqiptar është nën presionin e Greqisë dhe ne sot kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve. Grekët janë të njohur për Kalin e Trojës, ndaj unë ju ftoj sot "ta nxjerrim" Kalin e Trojës nga Parlamenti, se ne shqiptarët e Çamërisë nuk jemi humbës si trojanët, por fitues si shqiptarët.

Ata që janë aty nuk guxojnë të thonë se ka një paqe të rrejshme Shqipëri–Greqi, pasi ekziston ligji i luftës me Shqipërinë dhe ne kërkojmë pikërisht këtë, të hiqet ligji i luftës me Shqipërinë!" - theksoi Idrizi.

Protesta ndodhi një ditë pas mbledhjes së djeshme të Komisionit të Jashtëm, që do të diskutonte Rezolutën për Zgjidhjen e çështjes Çame,  mbledhje me debate pas qëndrimit të kryetarit të Komisionit, Fatos Beja, se ajo ishte votuar
në 2004, kjo u kundërshtua nga çamët dhe deputetët e atëhershëm pasi nuk ekziston një dokument i tillë.

 
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin