Protesta/ Çika: Berisha i pabesueshëm në publik! Andoni: Aksioni i opozitës i vonuar! Burimi: S’është revolucion

Gazetari Nebil Çika, analistët Ben Andoni dhe Genc Burimi kanë thënë për Report Tv se protesta e opozitës nuk është e besueshme për popullin pasi Berisha është konsideruar non-grata nga SHBA dhe nuk mund të pretendoj se Rama është fajtor për korrupsion, edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë. Në emisionin "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj ata  thanë se Berisha nuk ka asnjë mundësi për fitore të zgjedhjeve, e për më tepër duke u shpehur me të njëjtat terma që ka përdorur kur Meta ishte pjesë e PS.  Për ta, kjo protestë është një "revolucion i fjetur". 

" Në kohën kur Meta ishte pjesë e PS, Berisha tha që Rama  është bandit, kriminel dhe bosi i tij është Ilir Meta dhe bëri thirrje për revolucion paqësor. Sot është e njëjta thirrje, por  me Metën në krahë. Sot është bërë protestë kundër lidhjes së Ramës me McGonigal dhe vetë Berisha është non grata nga SHBA, pra është i pabesueshëm në publik. Berisha nuk synon zgjedhjet dhe nuk e rrëzon dot Ramën, vetëm nëse Rama jep dorëheqjen, gjë që nuk do e bëj.  Ka një problem të madh me korrupsionin, pasi fillon me non grata të Berishës, vazhdon me kryeministrin dhe hetimin e tij. Kemi një qëndrim jo të njëanshëm të korrupsionit dhe këtu kanë filluar trazirat, SPAK ka marr fuqi. Perceptimi publik është që po luftohet korrupsioni. Sipas publikut po besohet se kush ka bërë krime që po i heton SPAK janë të tronditur, janë të frikësuar. Edhe klasa politike që SPAK ka vënë  vënë në shënjestër është e rrezikuar dhe në fakt  janë të gjithë në shënjestër", tha gazetari Nebil Çika.

Të tre të ftuarit kanë krahasuan protestat e Berishës me ato të Bashës, duke theksuar se ato që organizonte ish-kryedemokrati ishin më të forta dhe të zhurmshme. Sipas tyre, protetat e ish- kryeministrit është "revolucion i fjetur", pasi në të kundërt do kishtë dhunë.

" Aksioni i opozitës është i vonuar duhet të ishte shumë më i fortë, por nuk ka ndodhur, sepse nuk kanë shpirt. Protestat që kanë ndodhur, si rasti i  ditës se shtunë tregojnë që një njeri që mbledh njerëz do të thotë që ka forcë, por nuk do e rrëzoj Ramën. Sa i përket problemit amerikan, SHBA nuk po e ndihmon demokracinë pasi kriza që është mes vetë zyrtarëve të SHBA-së ka venë në pikëpyetje shumë elementë të demokracisë, si rasti McGonigal. Kemi një Amerikë që vetë është përballur me korrupsionin, por ndryshe nga ne ata kanë një drejtësi supreme në raste të vështira, sepse kanë treguar nocione të vërteta të ligjit në kauza të caktuara. Në Shqipëri ne problemet i kemi me veten tonë, që kur u ngritën kartonat për reformën në drejtësi. Pas gjithë arritjeve, si  sekuestrot  që janë bërë dy vitet e fundit,  nga ana profesionale nuk zgjidhin dot çështje më të mëdha të vendit tonë. Ka shume elemente për Gërdecin, 21 janarin dhe përsëri gjërat zgjidhen shumë ngadalë. Ta mbysësh SPAK-un me dosje nuk është zgjidhje dhe nuk jam optimist për zgjidhjen e vendit" është shprehur Ben Andoni.

Edhe analisti Genc Burimi ndan të njëjtin pesimizëm për protestën e PD njësoj si Ben Andoni pasi shprehet se Rama mund të mundet vetëm nëse jep dorëheqjen dhe jo nga protesta e vakët që po mban Berisha.

"Protesta e Berishës nuk mund të jetë revolucion, revolucioni ka dhunë. Ky revolucion paqësor nuk po i shërben PD dhe askujt. Mënyra më e mirë që ai të arrij që Rama mos jetë kryeministër është që të "zgjidhet" nëpërmjet presionit të ndërkombëtarëve,  që më pas ata t'i bëjnë presion SPAK-ut dhe më pas Rama të  jap dorëheqjen" thotë Genc Burimi.

F.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja