TIRANE - Nëse Ministria e Financave nuk miraton buxhetin prej rreth 11 miliardë lekësh për kompleksin e ri parlamentar, në planin e shpenzimeve të Kuvendit të Shqipërisë është parashikuar një rikonstruksion i sallës së seancës plenare dhe rritja e sigurisë në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Godina e Seancave Plenare të Kuvendit është Monument Kulture i Kategorisë së II, dhe ndodhet brenda zonës së mbrojtur të qendrës historike të Tiranës. Rikonstruksioni i kësaj godine do të kushtojë 161 milion lekë.

Për vitin 2020, duke pasur parasysh protesta dhe trazirat e ndodhura gjatë vitit 2019 është kërkuar nga  byroja e Kuvendit të vendosen dyer dhe dritare të blinduara në vlerë totale rreth 80 milion lekë.

Me argumentet së duhet të jetë më ekonomik konsumi i karburantit  dhe të rritet siguria në lëvizje, në Kuvend nuk do të ketë më autoveturave të viteve para 2012.

Për vitin 2020 janë planifikuar  17 mil lekë për blerjen e 3 autoveturave dhe në vitin 2021 blerja e 2 autoveturave në vlerë 6 mln lekë duke e përfunduar kështu procesin e rinovimit të autoveturave të Kuvendit.

Nëqoftëse se buxheti miraton fondin e kërkuar për ndërtimin e Kompleksit të Ri Parlamentar për 4 vitet e ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë nuk do të vazhdojë me projektet e investimeve në lidhje me Rikonstruksionin e Sallës së Seancave dhe Rikonstruksionin e dyerve dhe dritareve.