Ndërsa të premten në Tiranë pritet të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit, Endriti ka bërë thirrje për pjesëmarrje. Ai ka shpërndarë në rrjete sociale thirrjen teksa shkruan se edhe dy ditë na ndajnë nga protesta, e cila do të nisë në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej.

Në protestë, e cila organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe e cila ka për qëllim të bëjë thirrje për drejtësi, do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama

Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Postimi i djalit të Hashim Thaçit