Edhe në protetsën e 32-të që po zvillohet në Tiranë, protestuesit kërkuan zbatimin e 5 kërjesave drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit kërkohet dorëheqja e parevokueshme.

“Krahas aksionit të ditës së sotme, ne vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur në pesë kërkesat, të cilat janë artikuluar përgjatë 32 ditëve të kësaj proteste historike, ku kërkesa e parë, kryesore dhe e panegociueshme është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij. Këto kërkesa nuk janë formuluar në broshura apo statute, por janë artikuluar dhe formuluar në këtë shesh nga të gjithë ne”, tha një qytetar.


Lajmi kryesor:

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, protestuesit: Nuk tërhiqemi nga 5 kërkesat tona! Nesër protestojmë te Kuvendi në orën 10:00