Protesta e 6 dhjetorit, Xhafaj në Report Tv: ‘Non grata’ do t’u bëj karshillëk liderëve të BE! Lapaj: S'ka ndikim në organizmin e samitit

TIRANË- Protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha në ditën historike për Tiranën, 6 dhjetor, deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj e sheh si një karshillëk që një ‘non grata’ po i bën liderëve të Bashkimit Europian. Ndonëse Berisha deklaron se do jetë një protestë paqësore, Xhafaj tha në Report Tv qëllimi i vetëm i Berishës është që t’iu japë një mesazh liderëve të BE-së që ta llogarisin edhe atë.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti socialist thotë se protesta nuk sjell asnjë kontribut për shqiptarët dhe qëllimin e atij samiti, ku në fokus do të jetë edhe integrimi në BE.

“Arsyeja pse po bëhet protesta është për të protestuar ndaj liderësh që nuk kanë marrëdhënie institucionale apo diplomatike me subjektin kryesor që organizon protestën, përshirë edhe me PPE që ja kanë ngrirë statusin e PD. Karshillëk që po o bën liderëve të BE për t’iu thënë që këtu jam edhe unë dhe duhet të më merrni edhe mua parasysh.

Nuk besoj se është një protestë që kontribuon për atë që është objektivi kryesor i shqiptarëve për atë ditë, që të kemi hapa para në marrëdhëniet e sigurisë, sigurinë kombëtare, ushqimore, energjetike, procesin e integrimit. Të protestosh, protestë nga parti politike persona që mbartin një farë stimge që ua kanë vendosur aleatët strategjik, nuk tregon atë që do ishte më e mira jonë. Ne si popull jemi të gatshëm për këtë proces, duam të vazhdojmë këtë rrugëtim”, tha Xhafaj.

Ndryshe mendon aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj i cili thotë se mbajtja e protestës nuk ndikon në organizmin e samitit. Ai thotë se protesta është një e drejtë kushtetuese që i garantohet çdo qytetari.

“Nëse do vendosja unë s’do ta  bëja. Por apriori unë jam pro protestave dhe kushtetuta ynë është pro protestës. Nuk ndikohet samiti as për mirë as për keq nga ajo protestë. Pse ndikohet një samit nga numri i protestuesve në një shtet të caktuar. Nuk ka samit të G7 që nuk shoqërohet me protesta. Për aspekt logjistik që polica ta kishin më të lehtë mund të ishte evidentuar ajo datë. E shoh si një të drejtë kushtetuese, pro nga ana tjetër edhe mund të ishte evituar”, tha Lapaj.

Xhafaj e pati edhe një koment për mungesën e presidentit Aleksandër Vuçiç në samit, duke theksuar se palët nuk duhet të mbeten peng i së shkuarës por të kontribuojnë për të gjetur një zgjidhje dhe të shohin për të ardhmen.

“Do ndikojë, do sjellë presion të shtuar për palën kosovare, por nuk besoj se do jetë reklamë pozitive për Vuçiç. Kemi një angazhim madhor që 33 shtet ulen e diskutojnë një proces kyç dhe thelbësor për rajonin, të mugosh në një datë të tillë është diçka ajo pozitive, është të sjellës problematikat e të shkuarës, ta mbash kokën mbrapa kur duhet të jemi të gjithë bashkë për të parë nga e ardhmja.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë