Protesta e artistëve, tërhiqet 
Kumbaro: Teatri nuk lëviz tani

Protesta e artistëve, tërhiqet <br />Kumbaro: Teatri nuk lëviz tani<br>
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është tërhequr nga zhvendosja e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’. Në një prononcim për Report Tv, Kumbaro është shprehur se Teatri Kombëtar nuk lëviz deri në momentin që të ketë projekt të ri, ndërsa do t'i shtohen dy salla te 'Turbina'.

Teatri Kombëtar do të vijojë që të jetë aty ku është sot në funksion me të gjitha parametrat, nuk do të preket salla, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilës i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka një autorizim të tillë fizik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperushëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën” deklaroi ministrja. Dje artistët u futën me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, pasi dera ishte e mbyllur me çelës sipas tyre.

Por me deklarimin e sotëm të ministres, duket se aktorët një betejë e kanë fituar duke bllokuar zhvendosjen te ‘Turbina’. Edhe drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli pohoi se nuk do të ketë zhvendosje të teatrit Kombëtar te ‘Turbina’, ndërsa lajmet dhe deklaratat e artistëve i ka cilësuar spekulime.

Beteja e dytë e artistëve me Ministrinë e Kulturës lidhet me projektligjin e ri, të cilin e kundërshtojnë. Kjo pikë pritet që të sjellë akoma më shumë debat në vazhdim, pasi aktorët kanë deklaruar se nuk pranojnë negociata, por ministrja u shpreh nuk tërhiqet dhe pret propozime në takimin e planifikuar nesër, por artistët nuk pranojnë që të shkojnë, ndërsa e kanë ftuar ministren që takimi të bëhet në orën 16:00 te godina e Teatrit. Ministrja theksoi se ndryshimet në ligj po bëhen për të decentralizuar disa nga kompetencat që sot i ka vetëm Ministria e Kulturës.

Ka një keqkuptim, kemi marrë një nisëm ligjore për të decentralizuar disa nga kompetencat që sot i ka vetëm Ministria e Kulturës në përfitim të institucioneve të artit dhe institucioneve të tjera që duhet të nxiten për të financuar, si bashkitë. Jemi vetëm në proces konsultimi. Jemi të hapur për konsultim me grupet e interesit. Sindikatën e aktorëve, i kemi ftuar nesër në ministri me një përfaqësues të sindikatës për të diskutuar për shqetësimet. Jemi në proces konsultimi për të gjetur zgjidhjen e mirë për të gjithë.

Nuk ka akoma të formuluar një propozim. Unë sapo thashë, që nesër unë i kam ftuar përfaqësuesit e sindikatës në ministri për të marrë në konsideratë dhe për të dëgjuar si ta përsosim më mirë ndryshimet në ligjin e aktual. Nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por disa ndryshime. Disa prej këtyre konsultimeve me skenën e pavarur kanë filluar dje. Nga qendra e Kinemasë kemi marrë disa propozimet që i kemi integruar në draft. Tryezat e konsultimeve janë për tu ulur dhe diskutuar përballë. Është ligj për artin dhe kulturën dhe jo për teatrin’ deklaroi ministrja.

Artistët e kanë kundërshtuar projektligjin e ri që ministria e Kulturës po përgatit për miratim. Edhe pse është deklaruar nga ministrja se ka pasur konsultime, aktorët deklaruan dje se nga komuniteti i aktorëve nuk ka pasur asnjë diskutim. Ata ftuan ministren që të marrë pjesë nesër në orën 16:00 në godinën e Teatrit për të diskutuar, ndërsa ministrja thotë se i pret në ministri.

Prononcimi i plotë i ministres Kumbaro
Në fakt kam përshtypjen që ka me shumë një keqkuptim, kemi marrë një nisëm ligjore për të decentralizuar kompetencat që sot i ka vetëm ministria e Kulturës, në përfitim të institucioneve të artit dhe të kulturës, dhe në përfitim edhe të institucioneve të tjera publike, të cilat duhet të nxiten për të financuar art dhe kulturë sikur janë bashkitë.
Ndërkohë jemi vetëm në proces konsultimi, konsultimi është hapur, do të marrë gjithë kohën që duhet, edhe për artistët, edhe për grupet e interesit. Ne dje kemi pasur një takim shumë të mirë më përfaqësuesit e skenës së pavarur dhe kemi ftuar që të shtunën dhe e kemi konfirmuar dhe dje me zotin Celo Aliaj dhe zotin Çipi, përfaqësues të sindikatës së aktorëve të cilët i kemi ftuar nesër në ministri me një grup përfaqësuesish të sindikatës, për të diskutuar për të gjitha shqetësimet e artistëve. E kam shprehur këtë që ditën e premte, e kam shprehur ditën e diele dhe me shume kënaqësi e rikonfirmoj dhe sot për ju. Jemi në proces konsultimi dhe për të dëgjuar nj-tj për të gjetur zgjidhje të mirë për të gjithë

Propozimet e tyre që janë deri tani do të merren parasysh nga ju?
Në fakt nuk ka akoma të formuluar një propozim sic e thoni ju. Në lidhje me projektligjin, ditën e mërkurë, nesër, në i kemi ftuar, unë vetë i kam ftuar përfaqësuesit e sindikatës, në Ministri në vijim të tryezave të konsultimit që ne po zhvillojmë me të gjitha grupet e interesit, për të marrë në konsideratë, për të dëgjuar, për të shkëmbyer si ta përforcojmë, si ta përsosim më mire ndryshimet të cilat bëhen në projektligjin aktual. Nuk bëhet fjalë  për një ligj te ri, bëhet fjalë për disa ndërhyrje në ligjin aktual, të cilat janë shumë larg vendimit dhe miratimit deri në momentin që të kenë marrë konsensus të të gjitha palëve, madje disa prej konsultimeve jua thashë me skenën e pavarur kanë filluar dje. Nga disa institucione, qendra e Kinemasë kemi marrë sugjerim të cilin e kemi integruar tashmë ne draft ligjin që kemi verë amendimet. Mirëpres cdo lloj sugjerimi dhe cdo lloj propozimi tjetër. Tryezat janë pikërisht për tu ulur dhe për të diskutuar ballë përballë cdo lloj shqetësimi që mund të kenë aktoret dhe jo vetëm. Theksoj është një ligj për artin dhe kulturën, jo ligj për teatrin, në të cilin të gjithë zërat duhet të flasin, duhet të shkëmbejmë, do marrim gjithë kohën që duhet për një gjë të tillë.

Po me teatrin cfare do te ndodhë, do të ketë zhvendosje?
Teatri Kombëtar aty ku është sot do vazhdojë të qëndrojë funksional me të gjitha parametrat teknik Nuk do të preket salla, dhe do te vazhdoje të përdoret nga trupa e teatrit të cilit në fakt do ti shtohen dy salla të reja tek qendra ‘Turbina’ me kushte me te mira dhe teknike dhe teknologjike dhe administrative, do të zgjerohen le te themi hapësirat, ai teatër ashtu sic është ka një amortizim të tillë fizik dhe konstruktiv që behet I parikuperueshëm, por deri në ditën që do te kemi një projekt të ri për një teatët Kombëtar në të njëjtin truall ai do te jetë funksional për të gjitha fushat artistike dhe do te jete ne administrim te Teatrit Kombëtar.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut