Protesta e banorëve të Paskuqanit për shembet e shtëpive, Balluku: Kemi marrë masa për strehimin e të gjithë familjeve

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku garantoi banorët e Paskuqanit e Babrrusë që preken nga ndërtimi i Unazës së madhe se do të përfitojnë strehim, pavarësisht nëse i kanë legalizuar ose jo. Ajo thekson se nuk ka pasur një projekt të ndryshuar, për të favorizuar dikë, por bëhet fjalë për një plan që i ka fillesat që në vitet 1980 në qeverinë komuniste. 

"Opozita përdor që është ndryshuar projekti, banorët e Paskuqanit nuk kanë kontakt me qeverinë, nuk e ka ndryshuar gjurmën për të favorizuar dikë, sa i përket programit banorët kanë pyetje, që do marrin përgjigje nga aktet ligjore, kemi ndërtuar banesa për të pastrehët nga tërmeti dhe askush nuk do të mbetet pa shtëpi, 654 banesa janë të legalizuara, ka edhe të palegalizuara që ne do i strehojmë , ata e kanë ditur se projekti ka qenë shumë i vjetër", tha Balluku.

Ministrja iu përgjigj edhe akuzave se porti i Durrësit po blihet nga kompani fantazmë.

"Sa i takon fantazmë apo jo, kjo është diçka që e thoni ju apo opozitë? Unë them se duhet të thellohen dokumentet dhe unë mendoj se transaksionet mes kompanive janë normale, përsa kohë ato përfshihen dhe kanë akte ligjore. Kështu që unë besoj se nesër do t'i merrni përgjigjet", shtoi ministrja.

Ndërkohë, Balluku njoftoi se duke nisur nga 1 Maji, aeroporti i Kukësit do të ketë edhe 4fluturime të tjera në destinacione të ndryshme që do të ndikojë në uljen e çmimit.

“Ministria e Infrastrukturës, ka paraqitur sot 3 akte, dy prej të cilëve janë shpronësime dhe ndihmojnë  në ecurinë e projekteve në qendra qytetesh. Akti më i rëndësishëm ishte siguria në Aviacionin Civil që ka si objekt rritjen e sigurisë në aviacion. Shqipëria në 3 vite e fundit ka bërë hap të madh në aviacionin civil. Do rrisim skedulën duke nisur nga data 1 maj me 4 fluturime. Duke e bërë funksional dhe konkurrent dhe ulje çmimesh të biletave. Kishte kosto 700 euro sot mund të shkojnë në Britani me 70 euro apo më pak. Nisja e kantierit në Vlorë për aeroportin është hap i rëndësishëm. Tuneli dhe aeroporti do ndikojnë në rritjen ekonomike. “ tha Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë dhe përfundimi i saj është premtuar se do të bëhet në vitin 2023, por sa do të jetë e mundur mbetet për t'u parë.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja