Protesta e banorëve të Shkozës për projektin 'Unaza e Madhe', IKMT: Shembjet e 16 banesave, të bazuara në ligj

Protesta e banorëve të Shkozës për projektin 'Unaza e Madhe', IKMT: Shembjet e 16 banesave, të bazuara në ligj

Një shtëpi në Shkozë, e cila po shembet nga IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka reaguar ndaj protestës që po zhvillojnë këtë të hënë një pjesë e banorëve të Shkozës lidhur me projektin “Unaza e Madhe” që prek edhe shtëpitë e tyre.

Përmes një njoftimi zyrtar, IKMT sqaron banorët se është planifikuar të prishen16 objekte me funksione të ndryshme dhe tre kate plus nëntokë.

Më tej, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se veprimet që janë ndërmarrë dhe që do të vijojnë të ndërmerren, janë të bazuara në ligj dhe kanë nisur pas vendimeve për përjashtim nga legalizimi të këtyre objekteve si dhe pas trajtimit të familjeve me bonus qeraje, nga Bashkia e Tiranës.

Në fund, IKMT cilëson se deri më tani janë prishur katër objekte.

Një pjesë e banorëve të Shkozës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar projektin e 'Unazës së Madhe', pasi edhe Shkoza, sikurse 'Astiri' preket nga planifikimi i shembjes së shtëpive. Banorët kërkojnë një zgjidhje nga ARRSH, që sipas tyre, nuk e ka zbatuar gjurmën e vjetër. Ata cilësojnë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë me cdo kusht dëmshpërblim. (Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK