Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri u ka bërë sërish thirrje qytetarëve amerikanë në vendin tonë që të kenë kujdes nga protestat e Sali Berishës.
Së fundmi, ambasada amerikane në Tiranë u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjet e panevojshme në kryeqytet, pasi protesta e kryedemokratit që pritet të mbahet më 20 shkurt mund të përshkallëzojë në dhunë, siç ka ndodhur dhe herët e kaluara.
“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të premten, më 20 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet një prezencë e shtuar policore, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.
Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqe dhe ndërtesa të tjera qeveritare pranë, duke shkaktuar ndërprerje trafiku, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përgjithshëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse jeni në qytet, ju lutemi që të mbani vigjilencë dhe të prioritizoni sigurinë tuaj personale”,- bën thirrje ambasada amerikane.
Komente









