Protesta e Berishës para Kuvendit, arrestohen 2 protestues, një prej tyre i shpallur në kërkim nga policia e Krujës

TIRANË- 2 protestues janë vënë në pranga të policisë, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha para Kuvendit. Policia ka arrestuar Jakup Stafën, 36 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë. Po ashtu është vënë nën hetim, për shkak të moshës, një 16-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. A., 30 vjeç.

Sipas policisë gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, këta persona kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Ata akuzohen për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, Goditjet për shkak të detyrës, Prishja e qetësisë publike, Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. 

Një ditë më parë në të njëjtën kohë kur po zhvillohej seanca plenare në Kuvend, një grup mbështetësish të thirrur nga Sali Berisha dhe aleati i tij i ngushtë Ilir Meta, protestuan para parlamentit. Pavarësisht nga prania e pakët, një pjesë e protestuesve tentuan të çajnë kordonin policor, si dhe hodhën molotov e shashka tymuese në drejtim të efektivëve, duke lënduar disa prej tyre.

Sali Berisha ka konfirmuar se të enjten do të ketë sërish protestë.  Kjo protestë e Berishës para Kuvendit vjen tre ditë pasi organizoi një tjetër para kryeministrisë. Berisha dhe Meta premtuan se do sillnin në shesh 100 mijë njerëz, për atë që ata e quajtën nisja e një revolucioni. Por siç dukej edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë vetë, që në fund pas dy orësh fjalime, hodhën tymuese e kapsolla para godinës së kryeministrisë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alberr: 14/02/2023 10:46

    bej burg per berishen tani a popull debil

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën