Protesta e Berishës më 6 dhjetor/ Analisti Poli Hoxha: Kërkon vëmendjen e mediave ndërkombëtare! Klosi: Ajo që do të bëjë do jetë në kundërshtim me të gjitha masat

Protesta e 6 dhjetorit që do të mbajë Sali Berisha, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ishte tema e debatit në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ku të ftuar ishin ish-kreu i SHISH Fatos Klosi dhe gazetari Poli Hoxha.

Analisti Poli Hoxha tha se Sali Berisha kërkon që atë ditë mediat ndërkombëtare të shkruajnë për të dhe ti bëjnë jehonë protestës së tij. Hoxha u shpreh se kjo protestë mund ti kthehet në një ‘bumerang’ pasi të gjithë që do të shkruajnë për Sali Berishën do të përmendin edhe faktin se ai është ‘non grata’. Sipas Hoxhës protesta do të jetë paqësore, pasi dhuna do ti interesojë vetëm qeverisë.

‘Protestat janë gjithmonë të mira. Por nga ana tjetër kjo lloj proteste i intereson po aq sa Berishës aq edhe kryeministri Rama që të thotë shikoni sa demokratik jam unë, edhe në qoftë se unë nuk e besoj he do të jetë model. Berisha është i dënuar të bëjë protesta model,. Këtë të keni të sigurtë. Gjithë historia e kësaj, unë e di që janë marrë shumë masa, por gjithë çështja është se incidentit do ti interesonte qeverise. Për protesta kryeministrat janë aq të ambientuar me protestat. Habia më e madhe do të jetë pse organizohet nga një forcë politika, pasi kur ka samite të këtij lloj zakonisht i organizojnë shoqata ambientalistë. I organizojnë organizata politike që janë kundër NATO-së. Nuk ka asnjë keqe që të zhvillohet. Qëllimin e lidh me fokusin që do të ketë ky samit. Janë akredituar 4000 media të mëdha ndërkombëtare. Synimi është që mediat të rikthejnë kokën nga ai e të shkruhet. Tani imagjinoni do shkruajnë mediat se Berisha është kryetar i PD-së. Ky mund ti kthehet në bumerang, sepse do ti bëhet edhe beckgranud që ai është non grata. Ai po e bën për një jehonë ndërkombëtare që të thotë se është faktor politik. Do theksohet fakti se është non grata.’- tha Hoxha.

Ndërsa ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, u shpreh se ky është vetëm një problem personal i Sali Berishës dhe se ajo që ai pretendon të bëjë do të jetë në kudnërshtim me të gjitha masat.

‘Ajo që pretendon Berisha të bëj jam i sigurtë që është në kundërshtim me të gjitha masat. Janë të interesuar të gjithë ata që sjellin shefat e tyre këtu. Është një problem shumë më i rëndësishëm. Ky rast është specifik. Ka një shembull, në gjithë vendet e botë sikur bëhen ndeshje të rëndësishme në stadiume ato që duhen tifozë problematikë i mbajnë brenda në burg. Bashkia nuk ka përgjegjësi në këtë punë. Mund të bëjë një ofertë. Nuk vijnë të mëdhenjtë e Evropës pa rënë dakord për sigurinë, nuk lejohen gjëra të papritura. E besoj se do të jetë paqësor, pasi do të ishte gafë e madhe. Berisha e ka treguar se nuk e ka problem se çfarë i ndodh Shqipërisë. Me gjithë masat që do të marrë kjo qeveri ai i del kundër dhe do të tregojë se e ka mbështetjen në popull. Është problem personal i tij. Do të tregojë se është më i mbështetur se qeveria. Ai do të vijë prap në pushtet, se di se çfarë i ka mbetur për të thënë akoma për këtë vend! 30 vite ka qenë faktor, nuk ka mbetur gjë për t’i thënë. Konservatorizmi është ajo që i ka mbetur për të dhënë.’- tha Klosi.

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se masat që do të marren në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të jenë  standarde të vendosura nga Këshilli Evropian dhe siguria e liderëve evropianë do të garantohet. Kryeministri nënvizoi se janë masa sigure të bazuara në kritere dhe standarde që duhet t’i garantojë çdo vend që merr përsipër organizimin e një samiti të këtyre përmasave, ndërsa shtoi se nuk do të jetë ditë pushimi zyrtare, ndryshe nga sa ishte raportuar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja