Teksa Berisha ka mbledhur një grup demokratësh përpara kreministrisë, Taulant Balla nga kuvendi është shprehur se kjo protestë nuk po mbahet për "Ballkanin e Hapur", por për hallin e Sali Berishës. Ky është reagimi parë i Partisë Socialiste lidhur me protestën, ku Balla ka theksuar se ajo nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon, dhe me angazhimin në kuadër të BE.

Balla shprehet se shpreson që drejtësia të hetojë dosjet korruptive që flenë në sirtarët e SPAK, pasi teksa dhëndri është pjesë e protestave të Berishës, ne kemi dërguan një kallëzim penal sesi u privatizua kompleksi partizani

 “Protestë që nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon, dhe me angazhimin në kuadër të BE. Është thirrur për hallin e Sali Berishës dhe aspak për "Ballkanin e Hapur" e cila është nismë e mbështetur nga SHBA dhe BE. Ti kundërvihesh ndaj kësaj nisme është një linjë kundër SHBA në Shqipëri. Shpresoj që drejtësia të hetoj dosjet korruptive që flenë në sirtarët e SPAK, pasi teksa dhëndri është pjesë e protestave të Berishës, ne kemi dërguan një kallëzim penal sesi u privatizua kompleksi partizani. I kemi dërguar edhe raportin e aferës korruptive më të madhe në këtë vend për privatizimin e OST tek OSHEE”, tha ai nga Kuvendi.

Pasditen e kësaj të hëne është mbajtur me "dështim" protesta e organizuar nga Sali Berisha kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës ‘Open Balkan’.