Protesta e Berishës, socialistët ironi! Veliaj: E ftoj Këlliçin në 15 maj ta falenderoj për garën! Balla: Ishte kundër drejtësisë! Gjiknuri: Revolucioni u shfry si tullumbace

Protesta e Berishës, socialistët ironi! Veliaj: E ftoj Këlliçin në 15 maj ta falenderoj për garën! Balla: Ishte kundër drejtësisë! Gjiknuri: Revolucioni u shfry si tullumbace

TIRANË- Protesta e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka sjellë edhe reagime të socialistëve, të cilët nuk i kanë kursyer ironitë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përmendur Belind Këlliçin, kundërshtarin e tij, që e cilësoi “gjysmë-komik e gjysmë-serioz”.

“Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”, tha Veliaj.

Ironike ka qenë edhe komenti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-ë, Damian Gjiknuri, që tha se “Revolucioni i Berishës u “u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste”.

"Revolucioni" Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste!”- shkruan Gjiknuri.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kjo protestë e Sali berishës ishte kundër drejtësisë.

“Protesta sot nuk lidhet me një shkak që ekziston. Sot Sali Berisha ka thirru një protestë sot që të justifikojë hallin e tij. Ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe pyetja që shtrojmë është: ‘ a ka ndonjë shqiptar dyshim që ai ka bërë korrupsion dhe ka minuar demokracinë’. Protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë”, tha Balla.

“Uragani” që premtoi Sali Berisha për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, mungoi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pamjet e Report Tv me dron, treguan  një numër të ulët protestuesish, shumë larg pritshmërive të dyshes Berisha-Meta, të cilët kishin paralajmëruar të mblidhnin deri në 100 mijë njerëz në bulevard. Pasi kërkoi dorëheqjen e Ramës, tubimin e radhës, Berisha e paralajmëroi për të hënën në të njëjtën kohë që do mbahet seancë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Bashkia Tiranë aksion pastrimi në bulevard, Veliaj: Çdo gjë xixë, për një fundjavë të bukur të familjeve të Tiranës, të majta e të djathta, në 103-Vjetorin Kryeqytet

Pas tre orëve protestë të opozitës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i është rikthyer normalitetit dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, nisën menjëherë punën për pastrimin e rrugëve dhe të lulishteve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar kolegët për rehabilitimin e hapësirave publike në kohë rekord.

“Faleminderit skuadrës fantastike të pastrimit dhe riparimeve të Qytetit të Tiranës, për rekuperimin në kohë rekord të hapësirave publike, pas "revolucionit" të radhës! Çdo gjë xixë, për një fundjavë të bukur të familjeve të Tiranës, të majta e të djathta, në 103-Vjetorin Kryeqytet”, shkruan Veliaj.

 

Ora 15:38
Protesta e Berishës dhe Metës, ironizon Gjiknuri: E dëshpëruar, 'revolucioni' u shfry si tullumbace në oborrin e PS-së

1676125249_16a5ee6ba77f4d2fa8012a790006eabd.jpg

Protesta e Berishës dhe Metës, Gjiknuri: E dëshpëruar, u shfry si tullumbace në oborrin e PS-së

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka ironizuar pjesëmarrjen e ulët të opozitës në protestën e sotme. Teksa ka publikuar në rrjete sociale disa foto të publikuara nga mediat me dron nga lart, Gjiknuri thekson se "Revolucioni" Berisha-Meta u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste.

“"Revolucioni" Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste!”- shkruan Gjiknuri.

Ora 15:05
Veliaj ironizon Berishën dhe Këlliçin: Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatij e tij Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se:

“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës - nga koha e kioskave në Lanë e parqe - Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!

E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën!

 

Ora 11:59
Berisha e Meta në Bulevard, PS: Protestë kundër drejtësisë, u njoftua ditën kur Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK! Askush s’i merr dot shqiptarët për budallenj

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Taulant Balla, komentoi nga Fieri protestën e opozitës sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit. Balla u shpreh se Berisha e Meta nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj për hallin e tyre.

“Protesta sot nuk lidhet me një shkak që ekziston. Sot Sali Berisha ka thirru një protestë sot që të justifikojë hallin e tij. Ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe pyetja që shtrojmë është: ‘ a ka ndonjë shqiptar dyshim që ai ka bërë korrupsion dhe ka minuar demokracinë’. Protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Ditën kur në SPAK u thirr Shkëlzen Berisha u njoftua protesta. Ditën kur u ccuan provat e reja për 21 janarin në SPAK u blloku Kuvendi”, tha Balla.

Ai foli edhe për kërkesën për komision hetimor për çështjen ‘McGonigal’.

“Ju e keni se si deputetë të PD-së edhe pse ishin jashtë Shqipërisë kishin firmosur me emër mbiemër, pa qenë këtu. Këta e kanë problem të madh këtë çështjen e firmës dhe vulës, Çështje e tyre, ne nuk ndërhyjmë dot. Kuvendi i Shqipërisë do t’i shkojë deri në fund një hetimi etik dhe penal se si guxojnë që deputetë, njëri kandidat për kryebashkiak në Tiranë, që edhe emrin ia kanë shkruar gabim, nuk del të thotë. Këta që falsifikojnë firmat dhe vulat e njëri-tjetrit nuk kanë qasje për t’u shëruar.  Këtyre shqiptarët duhet t’i japin një mësim siç duhet më 14 maj. Dhe ne do t’ia japim”, tha Balla nga Fieri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?