Protesta e Berishës, Zef Brozi thirrje demokratëve: Mos u bëni mish për top të Saliut! Askush s'e mbron dot më atë për krimet makabre, përballjen e ka me Amerikën

Protesta e Berishës, Zef Brozi thirrje demokratëve: Mos u bëni mish për top të Saliut! Askush s'e mbron dot më atë për krimet makabre, përballjen e ka me Amerikën

Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri

Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha para selisë së PD, Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, u ka bërë thirrje sot demokratëve që të mos bëhen 'mish për top të Saliut'.

Në një prononcim për Shqiptarja.com ai u kërkon demokratëve të protestojnë paqësisht për të drejtat e tyre, teksa thekson se Berisha nuk do t'i mbrojë dot nëse me urdhër të tij, ata kryejnë akte dhune dhe vihen para drejtësisë.

Sipas Brozit, Berishën nuk e mbron dot më askush 'për krimet makabre dhe korrupsionin marramendës', pasi ai përballjen e ka me Amerikën dhe së shpejti edhe me SPAK.

"Demokratë, mos u bëni mish për top të Saliut! Protestues të thirrur nga Sala:  Ai nuk ju mbron dot nëse me nxitjen e urdhrave të tij ju do kryeni akte dhune dhe do viheni para drejtësisë. Demokratë: Protestoni paqësisht për të drejtat e juaja, por jo për mbrojtjen e atij qe askush nuk do mundet ta mbroje më për  krimet makabre dhe korrupsionin marramendës. Ai përballjen e ka me Amerikën dhe besoj së shpejti edhe me SPAK!", është shprehur Brozi në një prononcim për Shqiptarja.com.  

Berisha ka thirrur sot në orën 12:00 protestë para selisë blu për rrëzimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Pavarësisht deklaratave se protesta do të jetë paqësore, Berisha tha dje se do të ketë pasoja shumë të rënda për 'mercenarët që shoqërojnë Bashën'. Nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenarë dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa. Dyert e selisë së PD janë të mbyllura, ndërsa Basha ndodhet në zyrën e tij që prej orës 08:30, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve të PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Protesta në selinë e PD, Flutura Açka: Kush nxit përplasje mes demokratëve, e dënoftë historia

Deputetja Flutura Açka ka reaguar për protestën që do të mbahet ditën e sotme nga Sali Berisha.

“Demokratët janë, jo mure, jo dritare, jo orendi! Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!

Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi! Demokratët janë Ligji, jo muskujt.

Demokratët janë Fjala, jo forca. Ne jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.

Ata nuk do të na e falin kurrë qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998. Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia”, shkruan Açka.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 08/01/2022 10:01

    S.Berisha njeriu më i kortuptuar dhe vrasës në Shqipëri dhe në PLSNET,kërkon destabilizim me kusht që DASHA ti fali NON GRATËN,futjen në LISTËN E ZEZË.Kjo i ka djegur dhumë pasi është mburrur në 30 vite si aspiruesi DEMOKRACISË,RRËZIMIT TË KOMUNIZMIT,NDERTIMIT TË VËNDIT,MBI 11 KM RRUGË etj.Por,nga të gjitha këto doli zero..zero.zero.Kjo për Sb është më shumë se VDEKJE POLITIKE.Ai do të futet në analet e HISTORISË si politikani më famkeq i Shipërisë më keq se Ahmet Zogu,Esat Toptani,E.Hoxha,Stalini,Hitleri,etj.Barazohet me Bin La Danin. -Në protestën e sotme nuk do ndodh Asgjë.Është si puna e rrufesë në korrik.Sb nuk i ka ngelur asgjë veç të bëjë rrëmujë për të shpëtyarë nga burgu fsmiljarisht,Të shpëtoi sekuestrimin pasuror të familjes dhe, sipas tij të fitoj gjyqin me Amerikën.Një shaka pa kripë që Saliu don ti bëjë Amerikës e cila nuk ka nge të merret me një psikotrop që e ka lënë mëndja në 30 vite. -Sb duhet të ishte në burg familjarishtë që në 20 maj 21.Por SPAK është në KOMA.Dhe tek ne nuk do ketë kurrë drejtësi sa të jetë Sb gjallë dhe në politikë. -Forma e ndjekur për Reformën në drejtësi nuk doli efikase. Në 2016 duhej shkrirë gjithë drejtësia dhe të thirreshon 5-6 trupa gjyqsore nd/kombëtare për arrestuarënt kokat e korrupsionit e krimit dhe sekuestrimin e pasurisë së tyre dhe gradualisht të krijohej drejtësia jonë me njërz të saktë me në krye ZEF BROZIN që e njehë mirë kush është Saliu.Në këto 5 vjet që ikën do ishte bërë një gjë më e mirë me disa trupa gjyqësore të sakta sa të pritet SPAK të zgjohet nga gjumi. -Fakti që rreth vetes së tij Sb ka disa njërz të zhgënjyerë apo të paduruarë prej tij dhe që janë të betuarë të sakrifikohen për të..është fatkeqsi e madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë