Protesta e biznesit, Tatimet: S’e kemi me të vegjlit, por me cirkun e të mëdhenjve

Protesta e biznesit, Tatimet: S’e kemi me të vegjlit, por me cirkun e të mëdhenjve

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero ka reaguar pas protestës së biznesit të vogël, që uli qepenat për një orë në shenjë proteste për përfshirjen në skemën e TVSH. Ajo tha se skema e TVSH as nuk do të rëndojë barrën e të vegjëlve dhe as nuk do të ndikojë mbi çmimet.

Falë kësaj reforme, do të marrë fund cirku i shumë të mëdhenjve që janë shfaqur si të vegjël, duke gënjyer njëkohësisht konsumatorin dhe shtetin, si edhe loja e shumë të mëdhenjve që kanë përdorur të vegjlit për të shmangur detyrimet tatimore, duke dëmtuar konkurrencën në treg. Nuk ka asnjë detyrim të shtuar. Ata vetëm do të deklarojnë në skemën e TVSH.

Ne kemi ndjekur me vëmendje protestën e sotme të biznesit të vogël. Ata tatimpagues që zhvillojnë aktivitetin brenda tregjeve të bashkive, janë jashtë skemës së TVSH. Këtë duhet të ripërsërisim. Nuk duhet të ketë shqetësim te këta tatimpagues. Ata që do të përfshihen në këtë skemë janë njoftuar më herët.

Vasilika Vjero

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja