Deputeti Dash Sula ka derdhur qumësht në shkallët e parlamentit në mbështetje të protestës së blegtorëve për çmimin tejet të lirë të qumështit.
Pak para nisjes së seancës me dy shishe me qumësht në dorë deputeti demokrat derdhi qumështin tek hyrja e kuvendit dhe i bëri thirrje qeverisë që të kthejë vëmendjen ndaj tyre.
'Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.'- tha Sula.
Pak ditë më parë me dhjetëra blegtorë udhëtuan me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri, Lushnja dhe u mblodhën në protestë tek rrethrotullimi i Savrës në autostradën Lushnje- Fier.
Protestuesit u shprehën se qumështi shitet me çmim tejet të lirë, pasi grumbulluesit dhe fabrikat e përpunimit të bulmetit kanë fiksuar çmimin 50 lek për litër.
Per te rene ne sy bene idiotesira se aq e ka bagazhin ,por cuditem me ata qe e kane votuar nuk e dinin qe ky eshte gje e trash ..
PërgjigjuO dashi o te hoksha floket njish je. Qumshtin derdhe nga korriku qete Mblidhen Mizat para parlamentit dhe ca veze te prishura qete ken arom te mir per deputetet . Te rujt zoti nga gjeli detit ne peqin
PërgjigjuPse aty o GJELDETI,katunari shemtuar.
Përgjigju