Protesta e cimentos, importuesit:
Rruga na bashkon, Mimoza na ndan

Protesta e cimentos, importuesit: <br />Rruga na bashkon, Mimoza na ndan
PRISHTINE- Përfaqësues të firmave importuese të cimentos dhe prodhuesit e betonit kanë protestuar sot në afërsi të pikës kufitare të Vërmicës në Kosovës kundër vendimit të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës lidhur me tarifën 35% të importit të cimentos nga Shqipëria dhe vende të tjera.
Të revoltuar me këtë vendim importuesit me pankarta në duar dhe me rreth 50 kamionë të parkuar në një anë të autostradës Morinë-Prishtinë u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të anullojnë vendimin duke e cilësuar këtë të padrejtë dhe kundër rregullave të tregëtisë së lirë. Kjo tarifë-thanë protestuesit- dëmton zhvillimin ekonomik mes dy vendeve.
Një prej parrullave ishte: “Rruga na bashkon, Mimoza na ndan”.

"Mendojmë se kjo masë duhet të hiqet sa më parë për arsye se ekonomia e lirë e tregut nuk lejon aplikimin e masave dhe barrierave. Vendimi më i mençur do të ishte që sa më parë të pezullohet dhe të ndëshkohen ata që aplikuan këtë tarifë për interest e tyre” u shpreh Hyzer Gashi përfaqësues I firmës "Besimi Commerce", njëherësh përfaqësues i Këshillit Organizativ të Protestës.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’