Pasi dëshmoi për dy orë e gjysmë në prokurorinë e Tiranës, ku u mor në pyetje në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit para selisë së PD-së, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon që autorët e dhunës së protestës si dhe organizatorët duhet të vihen para drejtësisë. Si autor të dhunës, Lulzim Basha akuzon Sali Berishën: ‘Dhuna u orkestrua, u organizua dhe u urdhërua nga Sali Berisha.’
Po ashtu Basha ka ripërsëritur sërish se Sali Berisha për interesa të tij personale po shkatërron Partinë Demokratike, ndërsa ka hedhur poshtë akuzën e ish-kryeministrit se në zyrën e tij ditën e protestës ka pasur persona me rekorde kriminale dhe fondamentalistë. Nga ana tjetër sot në grupin parlamentar, Lulzim Basha ka më pak deputet, për shkak se mbështetësit e Sali Berishës i shkarkoi, por kjo sipas tij nuk do të ndikojë në cilësinë e opozitës.
Basha ishte thirrur të paraqitej në prokurori në orën 12:00, por shkoi atje pas daljes së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gamzent Bardhit. Ky i fundit u mor në pyetje për 2 orë e 30 minuta, ndërsa deklaroi për mediat se kishte dhënë shpjegimet e tij për gjithçka ndodhi më 8 janar. Ai theksoi se brenda selisë së PD-së nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm, teksa akuzoi Sali Berishën se i sulmoi me 'një grusht njerëzish'. I pyetur për dyert e blinduara në selinë e PD-së, Bardhi tha se ato do të qëndrojnë aq kohë sa të jetë e nevojshme.
"Sa kohë të jetë e nevojshme për të shmangur konfliktin mes demokratëve dhe sa kohë që nuk pengojnë hyrje-daljet në selinë qendrore të PD", tha ai.
Marrja në pyetje e Bashës dhe Bardhit vjen një ditë pasi Sali Berisha dhe Flamur Noka dhanë deklarimet e tyre për protestën e 8 janarit. Pas daljes nga Prokuroria, Berisha deklaroi dje se kishte informuar hetuesit mbi atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli. Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës,teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme. Ai nuk specifikoi datë për protestën e radhës, por ndërkohë deklaroi rikthimin e takimeve me qytetarët që do të nisin të dielën nga Shkodra.
Berisha nuk është në listën e personave të arrestuar apo të vënë në hetim për 8 janarit, ndonëse në pamjet e publikuara më herët nga Report Tv dukej qartë momenti kur ish-kryeministri i sinjalizonte protestuesit që të sulmonin godinën,në kohën që Basha mbante mbledhjen në katin e dytë.
Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Çuditërisht për Sali Berishën asnjë akuzë.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD-së e ndërsa Gjykata eTiranës ka liruar 34 të arrestuarit.
Çfarë ndodhi në 8 janar? E shtuna e kaluar ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur edhe në lidhje me dyert e blinduara në PD, ku tha se fortifikimi është bërë për të shmangur gjakderdhjen.
‘Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë dhe fjalët të përkthehen në vepra. Valltarët e tranzicionit duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike që është një pengesë për ta. Është një mision siç nuk mund të braktis fëmijët e mi, nënën time. Historia me ka vendosur në ballë të kësaj beteje. E di që shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin. PD ishte e përgatitur për çdo skenar dhe kishim një qëllimi, të shmangnim gjakderdhjen me 8 janar.’- tha Basha.
Sot në grupin parlamentar, Lulzim Basha ka më pak deputet, për shkak se mbështetësit e Sali Berishës i shkarkoi, por kjo sipas tij nuk do të ndikojë në cilësinë e opozitës.
"Cilësinë e opozitës nuk e bëjnë numrat, por forcat, PD do bëj një opozitë të fortë pa kompromis dhe ballore, si mënyra e vetme për të bërë ato reforma që do të zhbëjnë. Berisha dhe Rama po ndihmojnë njëri tjetrin, për këdo që ka 2 pare mend përfiton Berisha dhe Rama dhe dëmtohet interesi publik dhe interesi i shqiptarëve", tha Basha.
Lulzim Basha e ka hedhur poshtë akuzën e Sali Berishës se në zyrën e tij ditën e protestës ka pasur persona me rekorde kriminale dhe fondamentalistë.
" Gënjeshtër e Berishës kanë nisur që prej datës 9 shtator dhe bëhen groteske në proporcion me dëshpërimin e tij, ato që na kanë mbajtur 30 vend numëro, do mund që t'i largojmë që të bëhemi të gjithë bashkë. Kam kërkuar hetimin e të gjithë nga Berisha tek i fundit, duke bërë diferencim mes organizatorëve dhe atyre pak demokratëve që u ndodhën aty, u distancuan dhe u përdorën si fasadë. S'kam arritur që t'i identifikojë kush qëlluan nga zyra ime, është detyrë e drejtësisë, të zbardhë atë që ka ndodhur. Nuk merrem me identifikimin kush hyn e kush del nga PD, të jemi pak gjakftohtë që të mos i ushqejmë qytetarëve se ça vijnë në mendje", tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas dëshmisë së tij në prokurori, tha se autorët e dhunës së 8 janarit duhet të vihen para drejtësisë.
‘Dhuna u orkestrua, u organizua dhe u urdhërua nga Sali Berisha. U thirrën për tu përdorur si fasadë një pjesë shumë e vogël ju përgjigj thirrjes por u distancuan nga dhuna, egozimi pa kufi po i Sali Berishës po shkakton shumë dëme PD-së për interesa të tij personale. Kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë të organizatorëve frymëzuesve të dhunës, e të jemi një orë e më parë në krye të betejës që ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth. Kohë e çmuar mediatike që duhet të vihej në dispozcion të të mirës publike, kjo prokurori duhet të vlonte nga të arrestuarit për afera korruptive. Me gjuhën e dhunës Sali Berisha është përpjekur që ta frenojë këtë. Demokratët ja kanë dalë që të tregojnë se nuk mund të bëhen pjesë e inskenimit të dhunës. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe e mençur. Kështu duhet ta shihni 8 janarin jo si një ngjarje izoluar por si një pjesë e një grupi njerëzish që duan ta mbajnë për interesin tyre personal. Nga ana tjetër janë shqiptarët dhe demokratët që duan ndryshimin dhe jemi të vendosur që mos të lëshojmë pe. E sotmja si dhe 8 janari kanë hyrë në historinë e demokratëve si ditë të dhimbshme.’- u shpreh Basha.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, kur u pyet se çfarë ka deklaruar në Prokurori për dyert e blinduara të selisë blu, theksoi se ka sqaruar që morën masa për të parandaluar gjakderdhjen e demokratëve të përgatitur nga Berisha. Bardhi thekson se dyert e zyrave të punës brenda në seli nuk janë të blinduara por morën masa paraprake.
Pyetje: Ka një akuzë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për një grup fondamentalistësh, të cilët gjendeshin si perimetër sigurie për kryetarin Basha dhe nga ana tjetër, pak ditë para protestës, ju jeni pyetur edhe nga media për dyer të blinduara dhe keni thënë që është rikonstruksion, nuk janë dyer të blinduara, por realisht ato ishin të blinduara.
Gazment Bardhi: Po e nis nga e dyta. Duke qenë se është më serioze, e para sigurisht nuk ka asgjë serioze në këtë akuzë. Është qesharake, është një mashtrim, si çdo gjë e thënë për fat të keq nga zoti Berisha gjatë këtyre ditëve. Ajo që kam thënë përsa i përket dyerve metalike, nuk janë ddyer të blinduara. Dyer metalike, kam konfirmuar që asnjë zyrë e Partisë Demokratike, nuk i janë ndryshuar dyert për t’i bërë ato në dyer metalike apo në dritare të blinduara siç ishte pretendimi. Dhe ju keni hyrë në selinë qendrore të partisë dhe keni parë që asnjë prej zyrave tona, pra zyrave të punës të secilit që ka zyrën në selinë qendrore, nuk ka pasur as derë metalike, as derë të blinduar dhe as xhama të blinduara. Sigurisht që ajo që kam pohuar përpara mediave, ka qenë që po, Partia Demokratike ka marrë masa për të shmangur konfliktin që po stiste dhe po sajonte Sali Berisha mes demokratëve dhe kemi marrë të gjitha masat për të frenuar atë që kishte përgatitur Sali Berisha, gjakderdhjen mes. Dhe jam shumë i lumtur që fal atyre masave teknike, Sali Berisha nuk arriti dot as t’i përplaste demokratët, as ta përkthente selinë qendrore të partisë në një arenë gjakderdhje mes demokratëve.
Pyetje: Zoti Bardhi, kryetari i opozitës njoftoi nisjen e procedurës për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme për 6 kryetarë bashkish. A është e gatshme Partia Demokratike në situatën në të cilën ndodhet për një betejë elektorale?
Gazment Bardhi: Besoj ju jeni dëshmitarë që unë kam hyrë në prokurori rreth orës 11 dhe nuk kam asnjë dijeni për zhvillimet të tjera politike. Sigurisht do zë kem mundësinë pasi të njihem me to për të komentuar çdo zhvillim politik gjatë kohës kur unë isha brenda.
Pyetje: Zoti Bardhi, në datë 8 janar, pas protestës ju keni deklaruar se keni verifikuar çdo person, madje keni dhe përgjegjësi për ta. Ndërsa mbrëmë në Opinion deklaruat se nuk i njihni disa prej tyre. Tani a i njihni apo jo këta persona që kanë qenë në katin e dytë dhe në katin e tretë të selisë në datë 8 janar?
Gazment Bardhi: Pyetje tjetër ju lutem?
Pyetje: Sa do të qëndrojnë mbyllur dyert e selisë?
Gazment Bardhi: Sa kohë të jetë e nevojshme për të shmangur konfliktin mes demokratëve dhe sa kohë nuk pengojmë hyrje daljet në selinë qendrore të partisë demokratike. Përsa i përket pyetjes së syri televizion, e kam thënë, për sa kohë është një makineri propagande dhe mashtrimi refuzoj ti përgjigjem një makinerie mashtrimi dhe propagande. Pyetje tjetër? Faleminderit!
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, pasi doli nga Prokuroria e Tiranës deklaroi për mediat se ka sqaruar me detaje atë që ndodhi në protestën e dhunshme më 8 janar. Bardhi theksoi se brenda selisë së PD-së nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm ndërsa theksoi se ka sqaruar në prokurori se policia ka ndërhyrë 40 minuta me vonesë.
Gazment Bardhi: Sot jam thirrur të dëshmoj për ngjarjen e dhunshme të datës 8 janar në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Ka vijuar një bashkëpunim i joni me prokurorinë që në momentin e parë të ngjarjes në selinë qendrore dhe sot i jam përgjigjur dhe kam dhënë shpjegime për çdo çështje të kërkuar nga organi i prokurorisë. Duke nisur me momentin kur protestuesit mësynë në selinë qendrore të Partisë Demokratike, kontaktet që kam patur me Policinë e Shtetit dhe sigurisht çfarë ka ndodhur në katin e dytë në selinë qendrore. Kam kërkuar dhe vijoj të kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes si dhe vënien përpara përgjegjësisë të një prej autorëve të një prej akteve më të paprecedenta të ndodhura në 31 vite demokraci ku një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën sulmuan selinë e partisë së tyre.
Pyetje: Kush janë autorët sipas jush zoti Bardhi?
Gazment Bardhi: Autorët fatmirësisht as nuk fshihen, as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë autorësinë e një akti të dhunshëm ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike bashkë me një pjesë tjetër e individëve të përfshirë në këtë krim janë vetë identifikuar dhe unë pres nga Prokuroria pa asnjë hezitim pavarësisht nga statusi shoqëror që ka secili prej tyre të vendosë përpara përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë në 30 vite demokraci.
Pyetje: Zoti Bardhi ngritur një akuzë se policia ka reaguar me vonesë. A mund të na thoni se në çfarë ore e keni kontaktuar policinë në datën 8 janar?
Gazment Bardhi: Kam informuar edhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës që Policia e Shtetit në numrin e kontaktit të vendosur zyrtarisht në dispozicion nga policia është njoftuar në orën 12:27 minuta. Ka patur një komunikim të vijueshëm. Kam telefonuar më shumë se 7 herë zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe ndërhyrja e tyre ka qenë me rreth 40 minuta vonesë nga momenti i njoftimit nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Pyetje: Lëndën që është përdorur nga brenda selisë së Partisë Demokratike, a keni dhënë shpjegime se çfarë lënde është konkretisht?
Gazment Bardhi: Po kam dhënë shpjegime të plota mbi çdo ç’është për të cilën prokuroria ka patur pyetje përfshirë edhe lëndën që ju pyetët dhe kam rikonfirmuar atë që besoj se tashmë është e njohur publikisht se e vetmja lëndë e gjendur në mënyrë rrethanore në selinë qendrore të Partisë Demokratike kanë qenë fikëset e zjarrit.
Pyetje: Zoti Bardhi ka pasur një listë të personave që kanë qenë brenda selisë së Partisë Demokratike brenda protestës dhe nëse po e keni dorëzuar ju atë në prokurori?
Gazment Bardhi: Ka patur një listë të cilën policia dhe prokuroria e ka hartuar vetë ditën e ngjarjes. Siç ju jeni në dijeni, ditën e ngjarjes policia dhe prokuroria kanë ardhur në selinë qendrore të Partisë Demokratike dhe çdo person që ka qenë brenda selisë I është nënshtruar një procesi të plotë regjistrimi dhe më pas një kontrolli fizik. Listat ndodhen në dosjen që disponon prokuroria. Kam dhënë deklarime për çdo çështje për të cilën unë jam pyetur nga organi I prokurorisë. Nuk ka patur asnjë sulm nga asnjë person nga brenda selisë. Sigurisht ka patur akte vetëmbrojtjeje për të ndaluar turmën dhe protestuesit e dhunshëm të futen në ambientet ku po zhvilloheshe mbledhje, në katin e dytë në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Për këtë episode kam dhënë sigurisht edhe shpjegimet e mia në prokurori.
Pyetje: Janë identifikuar këtë persona?
Gament Bardhi: Kjo është një pyetje që do të duhet të pyesni prokurorinë. Në dijeninë time nuk kanë asnjëri prej tyre të paktën nga aq sa kam ndjekur dje caktimin e masave në gjykatë. Nuk ka asnjëri prej tyre asnjë precedent penal.
Pyetje: A ju pyetën prokurorët në lidhje me pretendimet për njerëz të armatosur brenda selisë?
Gazment Bardhi: Po dhe kam dhënë shpjegime të plota në lidhje me këtë ç’është dhe kam rikonfirmuar atë që në fakt kryeprokurorët kanë qenë dëshmitarë bashkë me mua që çdo person që ka qenë brenda selisë qendrore të Partisë Demokratike i është nënshtruar një kontrolli fizik sikundër çdo ambient i brendshëm i selisë qendrore të Partisë Demokratike i është nënshtruar këqyrjes dhe kontrollit nga ana e prokurorisë. Dhe ripohoj përpara opinionit publik atë që në fakt prokuroria pohoi në seancë gjyqësore gjatë caktimit të masave. Asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet. Dhe ripohoj përpara opinionit publik atë që në fakt prokuroria pohoi në seancë gjyqësore gjatë caktimit të masave. Asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet të brendshme të selisë qendrore të Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ku do të japë deklarimet e tij në lidhje me atë që ndodhi në protestë e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar, që shkatërroi selinë blu.
Dy orë e gjysmë ka zgjatur marrja në pyetje e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit. Nuk dihet se çfarë ka deklaruar Bardhi në prokurori, ndërsa pritet që ai të ketë një deklaratë për mediat.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mbërrin në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me protestën e 8 janarit.
ne qofte se ky mendon sic po thote, i bie qe prokuroria ta mbaje si te pandehur, sepse ka konsumuar disa vepra penale.
PërgjigjuTurpi me i madh se di kush do ishte, Perveç se te jesh truproje e gazmend bardhit.. Hahaha Ate leje vetem, max do tentojne ndonje puthje me dhune!
Përgjigjubo bo te jesh ne nje makine me Bardhin te fut duart te K..i
Keta prokurore nuk krahasohen as me gazetarin e kosoves qe dha nje mesim te mire per drejtesin tone.
Përgjigju