Protesta e dhunshme e 8 janarit, PD nxjerr 5 emra nga Kosova: Berisha i mblodhi këto mercenarë, kishte planifikuar të derdhej gjak

Partia Demokratike vijon të publikojë emra që sipas saj janë mercenarë që Sali Berisha i kishte mbledhur rreth vetës për të sulmuar selinë blu më 8 janar për interesat e tij persona. Sipas PD, Berisha kishte planifikuar të derdhej gjak në protestë, por që i dështoi plani pasi u braktis nga demokratët.

Përmes dosjes hetimore që mesa duket Partia Demokratike e disponon, ka publikuar sot emrat e atyre që i cilëson si mercenarë të ish-kryeministrit Sali Berisha, që morën pjesë në protestën e 8 janarit, të cilët u arrestuan nga policia. Në këtë pjesë të dosjes PD, nxjerr emrat e Valdrin, Orges, Arben dhe Arbër Dervishaj nga Kosova, si pjesë e bandës së Berishës, por që u braktisën nga demokratët.

Valdrin Hido Dervishaj, ka kryer veprime te dhunshme për të hapur derën e selisë së PD.

Arbër Dervishaj, ka kryer veprime e dhunshme për të hapur derën e selisë së PD.

Orges Dervishaj, ka kryer veprime e dhunshme për të hapur derën e selisë së PD.

Qëndrim Dervishaj, ka hedhur sende të forta drejt selisë së PD

Arben Hyda Dervishaj, ka hedhur sende të forta drejt selisë së PD

Këto janë emrat e publikuara sot nga PD, e cila shkruan se “po ngrihet e çliruar nga makthi i së shkuarës. PD nxjerr emrat e mercenarëve të Berishës: Berisha dhe banda e tij dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë. Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunen per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

Më herët Partia Demokratike ka publikuar një sërë videosh ku demaskon me emër dhe mbiemër të gjithë "kriminelët që kanë shoqëruar Sali Berishën në 8 janar".

Emrat që PD përmend janë ai i Xhevahir Georgiev ku rezulton se është depërtuar nga Belgjika pasi është dënuar për transport narkotikësh. Selman Karasniqit, sipas PD, rezulton nga sistemi policor Adams se më 20.10.2017 ka qenë dyshuar për nenin 278/4 KP "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Agron Gjyra, ku selia blu thotë se referuar një raporti të shërbimit që ata citojnë, Gjyra rezulton se bashkë me një person tjetër është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë e nga sistemi TIMS figuron se është proceduar në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë. 

Ndër emrat e denoncuar nga PD janë Gazmir Spahija, drejtor i Syri Tv, ish-drejtor i Tatimeve, Grigels MuçollariMyftar Lumneshi, sipas PD anëtar i Grupit Kriminal B9 si dhe Klevis Balliu.

8 janari shënoi një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike me vare e çekiçë duke thyer dyert e blinduara dhe dritaret e godinës. Kur protestuesit hynë në katin e parë, përfaqësues të PD lajmëruan policinë të ndërhynte pasi po rrezikohej jeta e deputetëve që ndodheshin në katin e dytë të selisë. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, ndërsa godina e PD u kthye në skenë krimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Protesta e 8 janarit, Alibeaj poston videon e Berishës: Ja si nxiti dhe planifikoi dhunën kundër PD

 

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën se nxiti dhe planifikoi dhunën gjatë protestës së 8 janarit. Alibeaj ka postuar një video në Facebook, ku dëgjohet Berisha teka e konsideron protestën revolucion.  

"Ky është një revolucion, a duan të përballen me të? Le të përballen, ne nuk e këshillojmë", dëgjohet të thotë Berisha.

Sips Alibeajt, në këtë mënyrë Berisha lajmëroi publikisht dhunën kundër demokrateve e se madje mund të derdhej gjak.

"Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Berisha. Me zë dhe le figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmëruan publikisht se kundër demokrateve do te përdorej dhune, madje mund të derdhej dhe gjak. Gjuha e urrejtjes se Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratet e kuptuan atë qarte, prandaj e dhe braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!", shkruan Alibeaj.

 

Ora 11:28
Dhuna në selinë blu, anëtari i Kryesisë së PD: Xhamat më fluturuan mbi kokë, ideuesit e sulmit u shkëputën përgjithmonë nga partia

Anëtari i Kryesisë së PD, Gazment Koduzi ka rrëfyer momentin se si e përjetoi dhunë në protestën e zhvilluar në selinë e PD. Koduzi shprehet se në momentin e sulmit ishte në sallën e mbledhjes kur i kanë fluturuan gurët dhe xhamat në kokë atij dhe të tjerëve që ndodheshin aty. Koduzi tha se ato nuk ishin demokratë por mercenarë dhe se persona që ideuan këtë sulm u shkëputën nga PD përgjithmonë

“Demokratët mund të kenë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, por asnjëherë nuk do të sulmonin selinë e Partisë Demokratike dhe aq më tepër të ushtronin dhunë mbi demokratët që ishin brenda kësaj selie. Unë i kisha dëgjuar thirrjet për dhunë ndaj demokratëve pas 9 shtatorit nga zoti Berisha dhe pasuesit e tij, por asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje që të fluturonin gurë, tulla dhe varre mbi kokat e demokratëve që ishin këtu brenda. Unë isha në sallën e mbledhjes bashkë me kolegët e mi kur filluan të fluturonin gurët dhe xhamat në kokën tonë. U ngjitëm nëpër shkallë në katin e mësipërm për t’u mbrojtur nga tullat dhe nga xhamat. Përditë po dalin fakte që personat të cilët ushtruan dhunë ndaj selisë së Partisë Demokratike më 8 janar, nuk kanë lidhje me demokratët ashtu si dhe personat të cilët e ideuan dhe e organizuan këtë dhunë janë shkëputur nga Partia Demokratike njëherë e përgjithmonë”, shprehet Koduzi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 13/01/2022 12:17

    Keta nuk i ka mbledh Saliu,keta jane te Sali Lushajt,jane ata qe strehojne Stresin sa here ka nevoje. Organet kompetente shteterore,duhet ta shofin me seriozitetin e duhur aktivitetin e Sali Lushajt,Breçanit,e te tjereve si keta,si nje organizate me tendenca serioze te terrorrit.Saliu serviret pa fezitim nga banditet e tij te hershem. Nuk ka nevoje te ndjekesh peshkun me not,mjafton ti heqesh ujin,ngelet ne te thate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit