Avokati Fran Dashi thotë se PD përdori të mitur si mish për top në protestën e dhunshme të organizuar më 10 shkurt përpara godinës së Kryeministrisë.
Një një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Dashi u shpreh se të miturit janë marrë në protestë pa dijeninë e prindërve. Ai shtoi se organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe deputetëve t'u hiqet imuniteti.
"Është fatkeqësi që pas 35 vitesh demokraci, në Shqipërinë tonë të dashur, partitë politike përdorin të mitur, për t’i bërë mish për top, në fushën e betejës për interesat e tyre politike. Çdo parti politike ka elektoratin e vet, ka anëtarët e vet, nuk është e nevojshme të merren të mitur. Këta të mitur, forcat politike i marrin pa dijeninë e familjarëve. Asnjë force politike nuk ka nevojë për të marrë të mitur. Ne po shohim protestën e opozitës, por nuk mund të digjen institucionet, nuk mund të dhunohet Policia e Shtetit, edhe Policia e Shtetit nuk ka të drejtë ta dhunojë dhe ta provokojë protestën. Protesta e mbrëmshme ishte shumë paqësore, deri në momentin që lideri i opozitës Berisha mbylli fjalimin dhe valëviti flamurin shqiptar. Situata jashtë doli jashtë kontrollit, organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi penale, urgjentisht t’i hiqen imuniteti dhe të shkojnë për ndjekje penale.
Nga ana procedurale, të miturit duhet të merren në pyetje nga Policia e Shtetit, në prani të psikologëve. T’i merret deklarimi se kush i ka marrë. Pas deklarimit, policia dhe prokuroria të gjejnë shkaktarët dhe të veprojë ligji. Çdo gjë duhet të shkojë me votë. Pushteti merret me votë.", tha avokati.
Lidhur me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, avokati deklaroi se ajo duhet të jepte dorëheqjen. Dashi mendon e gjyqtarët kushtetues ranë dakord për vendimin 4 me 4, në mënyrë që të mos kishte të pakënaqur, si nga qeveria, edhe nga SPAK.
"Mendimi im në sensin politik, zonja Balluku duhet të jepte dorëheqjen dhe të mos detyronte organet e drejtësisë, të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, të hynin në një krizë të panevojshme. Dorëheqja do ishte mjeti më i sofistikuar qytetar dhe intelektual. Ajo vetëm rëndon pozitat e veta procedurale, pozitat e subjektit të vet politik që përfaqëson. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte 4 me 4, çdo gjë mund të ishte, por ai vendim nuk ishte dot. Unë kam dyshimet e mia, se 8 anëtarët e kushtetueses kanë rëndë dakord që as mos të ngelin të pakënaqur nga ana e qeverisë, por edhe nga ana e SPAK. Gjyqtarët e Kushtetueses duhet të kishin dalë me vendim konkret.", u shpreh Dashi.
Ndërkaq eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se molotovët që u përdorën në protestën e Sali Berishës, janë lëndë djegëse të paligjshme. Eksperti nënvizoi se këto lëndë përdoren nga persona të paautorizuar dhe u përgatitën nga e njëjta dorë.
"Ato janë qartazi, të dukshme, përgatitje artizanale. Janë lëndë djegëse, në afërsi të tyre është lidhur një lëndë shpërthyese me një fitil. Krijon një rrezik për persona që ndodhen në afërsi. Janë lëndë të paligjshme, duhen të ekzaminohen. Lënda është lëndë djegëse, duhet një ekzaminim. Duhet të shprehet ekspertiza. Duket që janë përgatitur në të njëjtin vend. Është lëndë e cila në vetvete, mbahet nga persona të autorizuar. Nuk është fishekzjarr, nuk blihet në treg. Është përdorur nga persona të njohur me mënyrën e përgatitjes së tyre. Janë përgatirur në një formë, ka organizim. Janë përgatitur në një ambient të caktuar. Janë në përdorim vetëm të kompanive të licensuara. Përdoren në miniera apo në ambiente për lëndë shpërthyese. Nuk janë lëndë të tregut të lirë, por të tregut të zi që janë futur në territorin shqiptar. Policia e Shtetit i ka informacionet. Kërkon një lloj hetimi, burimi i tyre, nga vijnë, kush i posedon. Ka dy shkallë rreziku. Varet çfarë përbërje ka. Duhet parë çfarë elementësh ka kjo lëndë dhe sa është fuqia e saj. Ka apo jo rrezik për jetën", tha eksperti.
Komente











