Militantët e Partisë Demokratike kanë hedhur me molotovë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Disa prej molotovëve kanë rënë pranë murit rrethues të Ambasadës Italiane që ndodhet në zonë. Policia u është përgjigjur me hedhje uji dhe gaz lotsjellës.
Aty pranë ka qenë i vendosur një kordon i policisë duke i bërë pritë këtij sulmi. Në të njëjtën zonë, ndodhet dhe godina e Radio Televizionit Shqiptar.
Lajmi kryesor:
Protesta e PD, breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë, 'Infrastrukturës' dhe afër selisë së PS! Militantët e Berishës sulmojnë edhe efektivët pranë Kuvendit












