Tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e protestës së dhunshme para Ministrisë së Arsimit, mes tyre 6 protestues dhe 2 efektivë policie.
Sipas përditësimit të orës 16:30, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 policë. Të pestë janë të vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, 3 protestues të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm në QSUT dhe janë larguar nga spitali.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Zjarr e tym në protestë, digjen stola e kosha! Protestuesit shkatërrojnë Piramidën, i vënë zjarrin Ministrisë së Ekonomisë dhe Arsimit, shkrumbohet iute Credit dhe një bankë! Dhjetëra të shoqëruar











