Një incident i rëndë është regjistruar në protestën para Kryeministrisë. Një fëmijë i mitur, që mbante në dorë edhe një flamur shqiptar, është gjendur në mes të betejës të protestuesve dhe policisë. Të maskuarit po hidhnin breshëri gurësh ndaj policëve, ndërsa këta të fundit përgjigjeshin me gaz lotsjellës.

Në një moment babai me bashkë më të miturin futen në mes të gazit lotsjellës, ndërsa sulmet me gurë vijon ende. Policia arriti të krijojë një kordon për të shmangur sulmet me gurë që mund të rrezikon të miturin dhe tentuan edhe t’i japin një kokore. Shefi i komisariatit numër 1, Ervin Hasrama, i ka bërë disa herë thirrje babait që të largojë fëmijën nga sheshi, por është përballur me refuzim.

"Le të na vrasin këtu. Do të vdes këtu. Ikni mos më prekni. Shikoni punën tuaj. Mos ma prekni fëmijën", dëgjohet të thotë i rrituri.

Në pamjet që sjell Report Tv dallohet momenti kur ai kërkon të largohet nga kordoni mbrojtës që ka krijuar policia. Ai kap fëmijën për dore dhe e tërheq drejt grupit të protestuesve. Por policia e pengon dhe arrijnë që ta zhvendosin në anë të godinës së qeverisë dhe larg sulmeve. 

I mituri ka qenë pa maskë dhe ndihet keq edhe për shkak të pranisë së shumtë të gazit lotsjellës. Policët i japin një maskë, ndërsa ndonëse ambulanca i erdhi në ndihmë, prindi e refuzoi.