Prokuroria ka kërkuar masë për mosdalje jashtë vendit për dy protestuesit e arrestuar të enjten, Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin. Sipas saj, arrestimet janë të ligjshme.
Gjykata është tërhequr për shpallje vendimi.
Artemisa Islamaj, sipas burimeve pranë policisë, sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit.
Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë.
Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh.
Lajm në përditësim...
Komente











