Policia ka arrestuar 2 nga 32 protestuesit e shoqëruar nga përplasjet e dhunshme në protestën te Kuvendi, kurse të tjerët po hetohen.

32 protestuesit u shoqëruan pas përplasjeve me policinë. Gjatë protestës u lënduan 6 punonjës policie, disa prej të cilëve ishin goditur edhe me sende të forta, si dhe 11 protestues.

Mes protestuesve, pati edhe një grup të dhunshëm me maska që nxiti përplasjet, madje disa prej tyre duke goditur edhe tubuesit. Në një moment, një prej tyre godet tjetrin me gur në kokë duke e gjakosur.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.