Kryeministri Edi Rama ironizoi akuzat e opozitës për Belinda Ballukun. Rama thotë se protestat e dhunshme të opozitës kanë cënuar imazhin e Shqipërisë.
"Ata që janë kundër nesh i besojnë këto fjalë, që një ministre lan makinë me 10 mijë euro, se pasi i hidhet shkumë i hidhet dhe qumësht dallëndyshe dhe se dallëndyshet vriten me pushkë nga ministri tjetër që me puplat e tyre shet jastëk. E besojnë se dikush tjetër ka 300 shtëpi, ja që janë shpëlarë kaq gjatë dhe trutë e tyre duke e përsëritur këtë refren, e keni parë si budallepsen kur bëhet numërimi i kutive të votimit u del prapë po i njëjti, Noc Rrroku. Kjo rrugë e pambarimtë është e dëmshme për Shqipërinë. Mali i Zi ka të njëjtat probleme si ne, por a keni parë bombë artizanale në Podgoricë? Jo se aty nuk ka opozitë, por atje është një 'One and Only', hotel i jashtëzakonshëm nga e gjithë bota, ku shkojnë turistë. Këtu 'Onle and Only' është një plak i marrë, me 5 dërrasa mangut, tërheq zvarrë 500 qytetarë që punojnë për të, që kontribuojnë për të cënuar imazhin e Shqipërisë. CEO i 'One and Only' pas publikimit të fotografive më ka marrë në telefon, çfarë po ndodh atje? Jemi në diskutime për ta sjellë në Shqipëri 'One and Only. Është detaj sesi afektohet Shqipëria nga një barbari e tillë", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Grupi i PS/ Pritet raporti për imunitetin e Ballukut! Rama ‘lumë’ kritikash drejtësisë: Nuk bëhem pishman, reforma investim i yni (VIDEO)












