Protesta e dhunshme/ Veliaj: Tirana ka më shumë mirësi e dashuri se urrejtje e dhunë, nuk do të ndalemi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sërish ngjarjet e dhunshme dje para parlamentit, ndërsa theksoi se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë. “Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Unë besoj se ky qytet ka më shumë mirësi se sa prapësi, ky qytet ka më shumë dashuri, se sa urrejtje dhe ky qytet ka më shumë punë, se sa dhunë”, tha Veliaj, teksa i uroi shërim të shpejtë efektives Ina Nuka, e cila humbi gishtat në protestën e dhunshme përpara Parlamentit (Lexo këtu). 

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se shumica dhe e mira do të triumfojë sepse progresi për Tiranën nuk do të ndalet. “Dua t’i uroj Inës shërim të shpejtë! Jam shumë i inkurajuar që qeveria po merret posaçërisht me trajtimin e saj, ama e gjithë kjo ngjarje më jep edhe kurajë: më jep kurajë që sot ka më shumë qytetarë, si Ina, që e duan shtetin, se sa ata që e dhunojnë; sot ka më shumë qytetarë që e pastrojnë Tiranën se sa ata që e ndotin; sot ka shumë më shumë qytetarë që e duan punën, se sa ata që duan dhunën. Për sa kohë që e mira është në shumicë në Shqipëri, jam i bindur se e mira do të triumfojë dhe progresi për Tiranën nuk do të ndalet”, deklaroi Veliaj.

Deklarata, kryebashkiaku i bëri gjatë aksionit për pastrimin e Tiranës, të cilit iu bashkuan pedagogë, studentë dhe vullnetarë. Ai vlerësoi traditën e bukur të pastrimit që ka nisur në Tiranë, ndërsa u bëri thirrje banorëve të japin kontributin e tyre, që Tirana të jetë gjithmonë e pastër, dhe jo vetëm për një ditë. “Jam shumë i lumtur që pastrimi i Tiranës është kthyer në traditë. Në qoftë se më përpara kishte një lloj stigme dhe njerëzit refuzonin se u dukej e ‘kohës së xhaxhit’, sot kemi kuptuar se edhe në Gjermani, në Australi, në Amerikë pastrohet edhe ka njerëz vullnetarë. Kjo është një zonë jashtëzakonisht e frekuentuar, pas Fakultetit Gjeologjik, ku shumë njerëz e preferojnë për piknik, por fatkeqësisht e lënë të gjithë produktin e post-piknikut, si instalacion në park. Kjo nuk ka kuptim! Kështu që, sot po pastrojmë për të dhënë shembullin. Dua të falenderoj shumë studentët e Gjeologjikut që na u bashkuan në këtë aksion, profesorët e tyre, për të kuptuar që kjo është puna jonë e përbashkët”, tha Veliaj. Kryebashkiaku kërkoi prej qytetarëve që të kujdesen për mbajtjen pastër të mjedisit, si një pasuri e përbashkët për të gjithë komunitetin.

Ora 14:47
Protesta e dhunshme/ Veliaj: Tirana ka më shumë mirësi e dashuri se urrejtje e dhunë, nuk do ndalemi
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

    'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt