Protesta e fermerëve, Çuçi në Report Tv: I dëgjova sot! Me dialog do zgjidhim problemet! S'ka produkte me hormone

TIRANE-Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se ditën e sotme ka pritur një përfaqësi të grupit të fermerëve që protestuan përpara disa ditësh lidhur me problemin e krijuar për shitjen e prodhimeve bujqësore, kryesisht të domates. Në takim u diskutuan të gjitha kërkesat që fermerët kanë parashtruar, ndërsa Çuçi tha se u ka premtuar se pikat që ka në dorë ministria do ti zgjidhë. Ministri theksoi se probleme me fermerët ka thuajse në cdo vend të botës, por e rëndësishme sipas tij është fakti që eksportet në 9 muajt e parë të këtij viti janë rritur me 24%.

"Sot prita në një takim një nga përfaqësitë e shoqatave që ishin në protestë. U thashë edhe atë ditë hajdeni brenda flasim se vetëm me dialog mund ta zgjidhim. Ata paraqitën disa pika, ata që janë në dorë të ministrisë së Bujqësisë do të zgjidhen sa më shpejt, disa kanë të bëjnë me politikat. Politika jonë me rastin konkret lidhet me produktet bujqësore me tregun ne e kem të qartë, rritje e sipërfaqes së serave dhe forcimi i pikave të grumbullimit. Probleme ka dhe ka për të pasur, pasi sektori i bujqësisë është i vështirë. Fermerë që protestojnë ka kudo, në Francë, Greqi, etj. Në 9 mujorin e parë janë rritur eksportet me 24% krahasuar me vitin e kaluar" tha ai.

Produktet me hormone janë një problem që rikthehet vazhdimisht në vëmendje nga qytetarët, por ministri jep siguri se shumica e rasteve janë spekulim. "Nuk më shqetësojnë sepse shumica e rasteve janë spekulime që bëhen për qëllime tregtare. Ndërkohë sigurisht që ka probleme, pa diskutim, por në rastin më të madh janë spekulime. Raste sporadike ka. Produktet shqiptare sot që flasim janë në 25 vende të Europës. Unë i bëj thirrje kujtdo, madje edhe fermerëve që të denoncojnë komshinjtë e tyre që t'i godasim".

Ministri u shpreh se shqiptarët pas eksperiencave jashtë vendit po kthehen për të investuar në vendin e tyre. "Njerëzit po kthehen në Shqipëri pas eksperiencave të ndryshme në vendet fqinje dhe po investojnë në tokat e tyre në bujqësi dhe kjo është një shenjë e mirë. Shqipëria ka potencial për të rritur prodhimin bujqësor dhe ka një nivel bujqësor shumë të mirë prodhimeve". Në datën 16 dhe 17 Nëntor do të çelet panairi “Shqipëria punon tokën” që pritet që të mirëpresë rreth 400 pjesëmarrës. 'Këtë vit do ketë më shumë pjesëmarrje, edhe biznese të huaja. Do të marrin pjesë nga fermeri deri tek bankat që japin bonuse" përfundoi ministri. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mane: 14/11/2019 19:16

    Ky Cuci ska lidhje fare me ministrine eshte cop mishi qe smeriton asnje post. Perfiton se eshte burri dashnores Rames ndaj mori post ky vemja.Njeri i pacipe dhe inferior kundrejt Rames and Company.Duket si i rrit me hormone cuci vogel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë