Organizatorët u kërkojnë liderëve të tyre të braktisin politikat e shkurtimeve dhe të adresojnë çështjen e rritjes së problemeve sociale. Grevat pritet të zhvillohen në Spanjë, Greqi, Portugali dhe Itali ndërsa janë planifikuar edhe protesta në Belgjikë, Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe dhe disa shtete të evropës lindore.
Linjat ajrore në evropë kanë anuluar shumicën e fluturimeve ndërsa u sugjerohet pasagjerëve të kontrollojnë elektronikisht fluturimet përpara se ti drejtohen aeroporteve. Protestat vijnë si një përgjigje pozitive ndaj ftesës së konfederatës së punëtorëve në evropë.
Reagimet e para nisën të martën mbrëma në Spanjë ku niveli i papunësisë ka shkuar në 25%, shifra më e lartë në evropë.
Në orët e para të protestave ka patur edhe përplasje me policinë ndërsa disa qytetarë janë prangosur.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)