Ashtu si kishte njoftuar, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot krerët e degëve të PD-së dhe kanë vendosur bashkarisht për protestën lidhur me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Protesta e opozitës do të jetë me 26 maj në Tiranë dhe tashmë organizimi ka nisur.

Mbledhja e Bashës me krerët nisi në orën 11:30 në selinë blu dhe zgjati rreth 60 minuta.

Mësohet se për momentin është caktuar orari i protëstës, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë më 26 maj dhe do të nisë në orën 11:00.

Vendi i protestës nuk është përcaktuar ende sepse PD-ja është në pritje të zhvillimeve dhe ajo mendon se në rast se ministri Fatmir Xhafaj do të japë dorëheqjen, atëherë protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë, ndërsa në rast se Xhafa nuk dorëhiqet, atëherë protesta do të përqendrohet te Ministria e Brendshme.