Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edit Harxhi ironizon protestën e sotme të opozitës. E thirrur me kauzën e largimit të Fatmir Xhafajt dhe qeverisë, tubimi u mbyll pas dy orësh te Ministria e Brendshme, ku u shënuan incidente mes protestuesve dhe policisë. 

Harxhi shkruan se protesta ishte si një xhiro nëpër Tiranë, ndërsa atakon Bashën se nuk përmendi për asnjë moment në fjalimin e tij Edi Ramën. Sipas saj, Basha tashmë nuk zhgënjen më askënd, madje as veten e tij.

Po tani që e “hoqëm” Xhafën dhe “rrezuam” qeverine çfarë do bejme? Xhiro neper Tirane! Si nuk e permende nje here Edi Ramen me emer ne fjalimin tend epik?Ti perfundimisht nuk zhgenjen me askend as veten tende. Perfundimisht establishment!Ne kazan je edhe ti,por do rrokulliset shpejt.

Edit Harxhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD