Nesër protesta e opozitës/ Deputetja e LSI-së: Rama, shok shumë i mirë, uroj që ta shijojë nesër Vlorën

Nesër në orën 11:00 opozita e bashkuar do të protestojë përballë Kryeministrisë me qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti. Për të folur mbi atë se cfarë mund të ndodhë nesër, në studion e emisionit 'Repolitix' ishin të ftuar Fatos Klosi, Ilir Kalemaj, Aleksandër Çipa dhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj. Për ish-kreun e SHISH-it, Fatos Klosi tubimi është luftë për pushtet që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por sipas tij, këta janë njerëz të provuar dhe se gjithcka artikulohet nga opozita është një gënjeshtër e madhe.

"Është luftë për pushtet. Protesta është absolutisht e drejtë, nevojë e njerëzve që e ndjejnë që të dalin. Duhet parë numri, të flasësh në emër të popullit në një studio më duket e tepërt. Sa të zotë do të jenë njerëz që të marrin njerëz që do të përplasen me policinë.... se nuk përplasen shefat e tyre. Do të doja që protesta të jetë paqësore. E dimë të tërë se jemi keq, por kush është zgjidhja? Ata njerëz që duan të vijnë në pushtet i kemi provuar. Janë po ata njerëz, po ata udhëheqës. Këta njerëz, që janë regjimi, na sollën këtu. Është një gënjeshtër e madhe, sikur nesër do të vijë mrekullia. Revolucioni kërkon një situatë që të bëhet. Të gjithë e dinë se bëhet fjala që Lul Basha të vijë në pushtet. Erdhi nga e panjohura, u bë ministër, pastaj u fsheh nga gjyqi" tha Klosi.

 

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kupa është mbushur dhe protesta e ditës së nesërme është luftë për shpresë, pasi gjendja është mjaft e keqe në të gjitha aspektet dhe të rinjtë po largohen nga vendi. "Nesër do të ketë revoltë popullore, por revoltë nuk do të thotë të marrësh armët. Edi Ramën e kam shokun tim të fëmijërisë, i them se si kryeministër nuk vlen, si shok je shumë i mirë. Ramës nesër i uroj mbledhje të qetë në Vlorë, ta shijojë Vlorën, pasi historikisht të gjithë pushtetarët i bëjnë pushimet në Vlorë dhe si këshillë është që ta shikojë protestën me mend në kokë dhe të bëjë vlerësimin e drejtë" tha ajo. Gazetari Aleksandër Çipa shprehet se "Të dyja palët po sabotojnë procesin zgjedhor. Jemi në momentin ku duhet të shpalosen me qindra projekte për pushtetin vendor. Ky parlament është maskaradë, turp i historisë së Shqipërisë” deklaroi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 16/02/2019 04:28

    Ju pershendesim nga DIASPORA Shiptarja.com. Pergjithesisht jeni nje gazete serioze dhe trajtoni probleme te diteve te sotme. Uroj qe protesta te behet e qete ,pa dhune per te treguar njekohesisht kulture por njekohesisht dhe seriozitet e qendrese ne ato qe kerkohet,drejtesi per te gjithe,veting jo hileqar,kunder korupsionit rroga e pensione me te larta e mbi te gjitha dinjitet e resp dhe per qeverine dhe per opoziten. Protestues beni me te miren per vendin e veten tuaj. Nje verejtje kam per komentusit: Ju lutem mos perdorni fjale fyese ne komentet tuaja. Do deshiroja qe dhe stafi i gazetes te mos botoje komente te tilla.

    Përgjigju
  • Populli: 15/02/2019 21:55

    Lulzim shalngjituri nuk vjen kurr ne pushtet sepse ai eshte hajdut ai eshte kriminel ai e ka vendin ne burg dhe atje do te perfundoj bashke me Salen bashke me Monen z kryeminister qendroni forte sepse keni popullin me vete kriminelet Ne pranga

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/02/2019 21:29

    Kupa u mbush e hirea e saj do derdhet ne shalet e Nores dhe Moniqise

    Përgjigju
    • Nik: 15/02/2019 23:20

      Mona e ka vendin ne burrg.asnje vote smarin pa drejtora

    • Arbër: 15/02/2019 22:00

      Oj narciste

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan