Protesta e opozitës para Bashkisë në orën 11:00, Policia njofton masat dhe akset që bllokohen: Ja rrugët që duhet të përdorni!

Protesta e opozitës para Bashkisë në orën 11:00, Policia njofton masat dhe akset që bllokohen: Ja rrugët që duhet të përdorni!

Foto arkiv nga protesta

Tiranë- Opozita do të mblidhet përsëri sot para Bashkisë së Tiranës, për të zhvilluar protestën e radhës.

Për të shmangur incidentet dhe trafikun, si çdo javë (që prej fundit të muajit Mars), Policia e kryeqytetit ka hartuar dhe ndërmarrë një plan masash.

Tubimi është planifikuar të mbahet në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e PD kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, në kuadër të asaj që ata e quajnë edhe skandali me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar.

Protestat e fundit janë shoqëruar me një pjesëmarrje të vetëm një grushti njerëzish dhe që numërohen me gishtat e dorës, teksa më parë ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj godinës me “menu” të pasur, nga vezët dhe fruta-perimet, tek flakadanët, tymset, molotovët dhe djegia e gomave të përdorura, duke ndotur ambientin.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve”, njoftoi policia.

Më tej sqarohet se “nga ora 11:00 dhe deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”.

Policia apeloi për të gjithë qytetarët “që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”.

Në protestat e kaluara ka pasur mbi 50 persona të arrestuar, kërkuar apo proceduar në gjendje të lirë, mes tyre edhe organizatorë të tubimit.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 06/09/2024 09:13

    U bete shume qesharake opozite dhe mazhorance,e bete si film serial,uf...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Karabinierët italianë marrin në dorëzim qendrën e pritjes së refugjatëve në Gjadër! Ja kur përfundojnë punimet

Lezhë/ Karabinierët italianë marrin në dorëzim qendrën e pritjes së refugjatëve në Gjadër! Ja kur përfundojnë punimet