Ende pa nisur protesta e nëntë e opzoitë kundër qeverisë, Presidenti Ilir Meta bën thirrje për një tubim paqësor duke i bërë thirrje protestuesve të përqëndrohen vetëm në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kreu i shtetit thotë se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim", thuhet në deklaratën e shpërndarë para nisjes së protestës.