Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar një ditë më parë, duke e cilësuar si një tregues të qartë të mungesës së mbështetjes popullore për këtë parti. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Ngjela thotë se Berisha duhet të largohet pasi nuk ka mbështetje.
“Është humbje ekuilibri. Nëse s’ke numër mbështetësish duhet të ikësh në shtëpi. Një protestë e bën masiviteti popullor, po s’ke masivitet do krijosh momente dhune. I merr në qafë edhe ata mbështetës që mund të shkojnë në procese penale. Nuk ka mbështetje PD, duhet të ndërrojë lidershipin. Edhe sondazhet dalin shumë keq. Këto metoda e dëmtojnë më shumë. Dje do i kenë rënë pikët edhe më tepër.
Ngjela bëri një krahasim me ngjarjet e vitit 1997, duke theksuar se një lëvizje politike ka sukses vetëm kur ka mbështetje popullor.
“1997 ishte revolucion, ju e dini. Pati pakënaqësi nga njerëzit. Koha tregoi që Saliu ishte i paaftë të drejtonte këtë lëvizje, por erdhi në pushtet. Problemi qëndron këtu, ke mbështetje popullore, jo. Ik. Nuk kanë më besim në këtë lidership”, tha Ngjela në Report Tv.
Ngjela komenton edhe mbledhjen e dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri si edhe marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit.
“Ose është paaftësi për ta zgjidhur, ose ka konkurrencë. Çdo të thotë paaftësi për ta zgjidhur, mund të ketë konflikt të brendshëm mes dy kryeministrave, këtë s’e dimë. Nuk mund të lejohen dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, jo në kuptim ligjor, por moral. Ata që i kanë dhënë ndihmë të madhe daljes së Kosovës si shtet i pavarur, Perëndimi e SHBA, kanë bombarduar Beogradin. Janë dy kryeministra që rrinë të ftohtë me njëri-tjetrin, nuk ma do mendja të kenë ndërhyrje nga ndërkombëtarët. Dy shtetet shqiptare do shkojnë drejt bashkimit, këtu dua të dal. Këtë e dinë edhe ata të dy, por është konkurrencë se kush do ta drejtojë pas bashkimit”, tha Ngjela.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu vlerëson Janullatos: Erdhi si grek dhe iku si shqiptar! La amanet që të prehej në Shqipëri, vendi ynë i dha shumë, madje emrin shqiptar
25 Janar, 18:04
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29