Ish-deputeti Agron Duka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha një ditë më parë para Kryeministrisë.
Duka thotë se thotë se shpesh njerëzit e pyesin pse del krah Sali Berishës, dhe për këtë thekson se ai del kundra kleptokracisë dhe jo në krah të Berishës.
“Ka shumë komente që më thonë po si del në krah të Berishës në protestë? Përgjigja ime është: Unë dal kundra kleptokracisë dhe jo në krah të Berishës, nuk jam aspak dakord me ato që thonë që këto vjedhin, POR nuk kemi alternativë , sepse nuk kemi besim te Opozita.
Sipas optikës time jam kundra kleptokraisë, më pas të vijnë në pushtet ata që i përkrah ky popull, qofshin të majte apo të djathtë. Këtë e them jo si opozitar, por si qytetar i lirë që ka zgjedhur të jetojë në këtë vend”, shkruan ai.
Komente










