Kreu i PD Sali Berisha, nga protesta u ndal tek seancat që janë bërë në parlament. Ai tha se opozita nga 10 seanca u lejua që të flas vetëm në një prej tyre.
Berisha theksoi se mazhoranca hodhi poshtë edhe kërkesat që ishin paraqitur nga opozita.
‘Skandalet më të mëdha të qeverisë që nga vjedhja nga Balluku, lubia e vjedhjes në tunelin e Llogarasë, e 140 mln eurove në Aeroportin e Vlorës, vjedhja në porte, rrugë dhe në vepra të tjera. Këto faktojnë se kjo ngrehinë e kalbur po shkatërrohet dhe po shkërmoqet dhe nuk pret asgjë tjetër veçse vrullin tonë. Por ajo që kulmoi në qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja e parlamentit. Edi Rama dhe banda e tij të dalë nga grabitja e votës dhe nga paratë e drogës, nga aferat më të mëdha korruptive, patën frikë dhe tmerr nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament dhe ata zgjodhën bllokimin dhe errësirën.
Në 10 seanca parlamentare si kurrë në histori opozita u lejua që të debatojë vetëm në një seancë. Në 10 seanca qeveria e përbërë nga individë të lidhur me krimin, nga lubira dhe të tjera u votua për 28 minuta për të treguar se ajo ka frikë dhe tmerr nga ju. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve të cilat janë faktuar si farsë elektorale tashmë’, tha Sali Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha ‘foltore’ para Kryeministrisë, braktiset nga militantët! Kreu i PD: Të dorëhiqen Rama e Balluku, do shpëtojmë Shqipërinë











