Protesta e organizuar sot nga PD para Bashkisë së Tiranës, për një projekt që s'është i bashkisë, por i Autoritetit të Rrugëve, solli edhe një paralizim në trafikut në qytet. Me qindra automjete, autobusë të transportit urban si dhe makina të urgjencës u gjendën të bllokuar për më shumë se 2 orë për shkak të urdhrit që dy deputetë të PD, Flamur Noka dhe Klevis Balliu, i dhanë protestuesve, mes të cilëve edhe të rinjve nga FRPD, të bllokonin rrugën e automjeteve.
Shumë prej qytetarëve iu desh të prisnin për një kohë të gjatë në trafik, duke humbur kohë të çmuar. Nga ana tjetër, mjetet e urgjencës dhe të zjarrfikëses apo të policisë u detyruan që të përdornin rrugë dytësore duke humbur minuta tepër të vlefshme për t’u ardhur në ndihmë atyre që kishin nevojë urgjente.
Komente











