Ndërtimi i “Unazës së Re” për Partinë Demokratike është një aferë korruptive e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj. Denoncimi është bërë nga zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa e cila ka deklaruar se janë 40 milionë euro që vidhen për ndërtimin e 3 kilometrave rrugë. Partia Demokratike akuzoi se përfituesit kryesorë nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.
‘Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike’ akuzoi Ina Zhupa.
Por, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar duke përgënjeshtruar të gjitha akuzat e opozitës, ndërsa ka sqaruar procedurat për tenderin. ARRSH thotë ndër të tjera se procedura e prokurimit është zbatuar sipas ligjit, ndërsa kompania nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale. Ndërkohë që banorët e zonës së Astirit prej disa ditësh vijojnë protestën duke kundërshtuar shembjen e banesave. Ata u mblodhën dhe protestuan edhe sot para bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kryeministri Rama dhe kryetari i PD, Basha janë përfshirë në një debat edhe për heqjen e ‘Shqiponjës’ te dogana që preket nga projekti.
Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD
Prej 10 ditësh mbi 2 mijë banorë tek Unaza janë në protestë për të kërkuar të drejtën e dëmshpërblimit për shtëpitë që do të prishen nga projekti i Unazës së Re. Prej 10 ditësh qeveria dhe bashkia heshtin, injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas.
Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tëk sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin. Skema korruptive është e qartë.
1. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.
2. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale.
3. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro.
4. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike. Partia Demokratike ju vë në dispozicion dokumentat që tregojnë se kompania Biba X ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrjes në tender dhe në momentin e shpalljes fitues. Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në proces falimentimi apo nën sekuestro. Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik. Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi i 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazëm, ka qenë nën sekestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm. Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.
Dokumentat e publikuara nga PD
Deklarata e plotë e ARRSH-së
Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM-së nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme është zhvilluar e hapur, me mjete elektronike. Dokumentet e tenderit, pëfshirë të gjitha shtojcat e nevojshme si, projekt, specifikimet teknike, peventiv dhe kerkesat për kualifikim janë bërë publike ne datë 10.09.2018 dhe janë lehtesisht të aksesueshme nga cdo person i interesuar. Në dispozicion të operatoreve ekonomik janë vënë 37 ditë kalendarike për përgatitjen e ofertave dhe dokumenteve shoqëruese përkates, nga minimlalisht 30 ditë, që kerkohen bazuar ne rregullat e prokurimit publik. Referuar dokumenteve te tenderit, janë krijuar te gjitha hapesirat e nevojshme per shoqëritë vendase ose të huaja ne paraqitjen e ofertave dhe plotesimin e kritereve te dhëna në dokumentet e tenderit. Janë përcaktuar qarte rregullat kur ofertuesit paraqiten si bashkim i përkohshëm i operatoreve ekonomik.
Më datë 17.10.2018 ora 10.00, eshtë bërë hapja publike e procedurës së prokurimit, nëpërmjet sistemit elektronik. Është konstatuar që kanë marrë pjesë operatorët e mëpshtëm:
1. “Biba x shpk” & “DH Albania shpk - dogë e shoqërise së huaj” me ofertën ekonomike 2.246.450.000,09 lekë, pa TVSH
2. “Vëllezrit Hysa shpk” nuk kanë paraqitur dokumentacion dhe as ofertë
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i ngarkuar për këtë qëllim, ka vlerësuar dokumentacionin e dhënë duke kualifikuar vetëm bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba x shpk” & “DH Albania shpk - degë e shoqerisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Më pas AK-ja ka respektuar afatet ligjore nëse do të kishte ankesa ne lidhje me këtë vlerësim dhe vetëm pasi nuk kanë rezultuar te tilla, ka vijuar me njoftimin e fituesit dhe nënshkrimin e kontratës.
Vlen të nënvizohet fakti qe, referuar dokumentave të paraqitura, rezulton se DH Albania shpk – është degë e shoqërisë së huaj “Dunwel Habermam” me adrese Centerville Rd., New Castle County, Wilmington, Delaware 19808, USA. Kjo kompani, në permbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 42 date 16.01.2008, ”Për miratimin e rregullores për kriteret dhe Procedurat e dhenies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar ne veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategorite maksimale (kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndertimit. Dunwell Haberman ofron një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve inxhinierike dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës.
Operatori ekonomik Biba x shpk, pjesë e këtij bashkimi me 7 % te punimeve, plotëson kriteret e dhëna konform dokumentave te tenderit dhe është në perputhje të plote me rregullat e prokurimit publik. Neni 45/2, LPP-së përcakton: Çdo kandidat ose ofertues kualifikohet/pranohet ne një procedurë duke deklaruar se:
a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”
b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,
c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.
d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv.