Pak orë para se të nisë seanca plenare dhe protesta e opozitës, policia ka marrë masat e nevojshme.

Efektivët janë grumbulluar në hyrje të parlamentit, ndërsa kanë marrë me vete pajisjet si fikëset e zjarrit dhe mburojat. Mësohet se 1500 prej tyre janë në gatishmëri për protestën.

Sipas burimeve, protesta e PD do të zhvillohet brenda dhe jashtë dyerve të parlamentit duke kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës për mosarrestimin e Belinda Ballukut.

Mbrëmjen e shkuar, policia e rrethoi Kuvendin me kangjella. Pas gardhit metalik, ka një kordon sigurie me policë të Rendit dhe dhjetëra forca të ndërhyrjes së shpejtë. Brenda ambienteve të Kuvendit, gjenden edhe makineritë me ujë me presion, si edhe zjarrfikëse.

Gjithashtu është bërë e ditur se se nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet lëvizja në rrugën “George W. Bush”. Po ashtu sipas Policisë, në varësi të zhvillimit të tubimit, edhe rrugë të tjera mund të bllokohen. Por Policia thekson se qytetarët dhe mjetet mund të qarkullojnë në rrugë alternative.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Kuvendi vendos sot fatin e saj, Balluku mungon në seancë! PD në protestë: PS po kthehet në mburojë të korrupsionit