TIRANE - Policia e Shtetit do të jetë në këmbë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës që opozita do të mbajë të premten në orën 11.00 për të kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta. Nëndrejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Altin Qato në një deklaratë për mediat kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kontrollet dhe praninë e shtuar të forcave të rendit.
Deklarata e plote e nëndrejtorit te Përgjithshëm te Policisë së Shtetit Altin Qato
Subjekti politik, Partia Demokratike, ka paraqitur sot një kërkesë për organizimin e një proteste më datë 12 Mars, ora 11:00 në qytetin e Tiranës.
Bazuar në ligjin për “Tubimet”, Policia e Shtetit do të garantojë mbarëvajtjen e tubimit për të siguruar rendin publik gjatë zhvillimit të tij.
E drejta kushtetuese për të protestuar është e garantuar, ndaj Policia e Shtetit do të marrë masat maksimale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë vendin.
Në këtë kontekst, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e disa akseve rrugore në Tiranë dhe njëherazi u kujton të gjithë qytetarëve detyrimin për të qënë të pajisur me dokument identifikimi gjatë lëvizjes së tyre si dhe për t'ia vënë në dispozicion punonjësve të Policisë së Shtetit kur të kërkohet.
Në kuadër të këtyre masave, si dhe nga vlerësimi i disa informacioneve të marra nga Policia e Shtetit dhe agjensi të tjera ligjzbatuese, strukturat e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontrolle në të gjitha akset rrugore, kontrolle personash dhe mjedisesh, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që mund të lëvizin me armë apo sende të tjera të kundraligjshme, apo që në bazë të të dhënave mund të synojnë akte të paligjshme gjatë zhvillimit të protestës.
Policia e Shtetit do të marrë masa të plota me synim parandalimin e çdo paligjshmërie dhe garantimin e plotë të të drejtës për të protestuar paqësisht.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për prezencën e shtuar të kontrolleve policore në të gjitha akset rrugore dhe mjediset publike, si dhe për masat e shtuara të sigurisë në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, përfshirë qytetarët që do marrin pjesë në tubim.
Policia e Shtetit, është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit e të sigurisë publike, të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, në respekt të plotë të ligjit, duke ofruar rend e siguri për të gjithë qytetarët e këtij vendi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO