Shkodër
Në Shkodër simpatizantë demokratë janë nisur me makinat e tyre private të organizuar nga dega e PD. Policia e qytetit të Shkodrës ka kthyer pas disa nga simpatizantët demokratë të cilët ishin pa karta identiteti për sigurinë e protestës në Tiranë. Postblloku i policisë së Shkodrës i ngritur në kryebushat ka kontrolluar të gjitha automjetet private në të cilat udhëtonin protestuesit.
Kukës
Rreth 1 mijë protestues nga Kukësi janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Tiranės për t’iu bashkuar protestës të Partisë Demokratike, kundër keq qeverisjes Rama-Meta.
Fier
Në Fier janë nisur në drejtim të Tiranes për protestën 8 autobuzë. Ndërkohë janë nisur edhe shumë qytetarë me mjete private si dhe katër furgona.
Lushnje
Në qytetin e Lushnjes në orët e para të mëngjesit është nisur vetëm një autobuz me simpatizantë të PD për t’iu bashkuar protestës. Mësohet se kanë qenë rreth 40 persona të nisur.
Berat
Nga Berati janë nisur 200 simpantizantë të mbledhur më parë pranë selisë së PD për të marë pjesë në protestën e organizuar nga opozita. Dega e PD Berat bën me dije se janë katër autobuzë në dispozicion për qytetarët 2 në Berat, 1 në Kucovë dhe 1 në Urën Vajgurore.
Vlorë
Rreth 200 vetë janë nisur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Vlorës në drejtim të Tiranës për protestën. Tre autobuzë janë organizar dhe mbledhur për tu nisur në drejtim të kryeqytetit. një autobuz u nis nga zona e Skelës, tjetëri tek Xhamia dhe një tjetër në fshatin Novoselë për tu nisur më pas në drejtim e Tiranës.
Lezhë
Janë rreth 2 mijë qytetarë që janë nisur drejt kryeqytetit për tiu bashkuar protestës, të cilën e konsiderojnë krejtësisht ekonomike. Qytetarë nga të gjitha komunat e Lezhës janë nisur në mënyrë të organizuar për t’ju bashkuar kësaj proteste. Pjesë e karvanit janë edhe anëtarë të Partisë Socialiste. Sipas simpatizantëve një protestë e tillë i referohet shqetësimit qytetar dhe e tillë është edhe pjesëmarrja.
Korcë
Rreth 12 autobuzë me simpatizantë të PD janë nisur nga Korca drejt kryeqytetit. Simpatizantët e PD janë mbledhur në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në pika të ndryshme të Qarkut të Korcës ndërsa më pas janë nisur drejt kryeqytetit.
Durres
Edhe nga qyteti i Durrësit janë nisur qindra qytetare për t’iu bashkuar protestës së PD në Tiranë. Shumë qytetarë janë nisur me makina private.
Fushë-Krujë
Në Fushë-Krujë aksi rrugor ka qenë tepër i rënduar si pasojë e ardhjes së qindra qytetarëve për të protestuar në Tiranë. Policia ka ngritur disa postblloqe për të menaxhuar situaten e krijuar, por gjithashtu ka kryer edhe kontrolle në disa automjete.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)