Protesta e pedagogëve, opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve

Protesta e pedagogëve, opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve

Pas dështimit të përpjekjes për të marrë nën kontroll protestën e studentëve (tanimë të ezauruar), Partia Demokratike dhe LSI po provojnë të hedhin në veprim profesorët e tyre për të organizuar një protestë të re, të cilën të mund ta kontrollojnë. Një grup me gjashtë profesorë të universiteteve, të lidhur zyrtarisht me opozitën, drejtuar nga Mark Marku, kanë kërcënuar me fillimin e një greve, duke paraqitur pesë kërkesa ultimative. Në krye të listës është abrogimi i reformës për universitetet, e cila, nga ana tjetër, është votuar edhe nga një pjesë e opozitës (LSI).

Por pika 5 e kërkesave është interesante: “Ndalim i denigrimit të figurës së pedagogëve”. Domethënë, në praktikë, profesorët protestojnë kundër studentëve, të cilët i akuzojnë se kërkojnë ryshfet në këmbim të notave. Opozita duket e gatshme për gjithshka vetëm e vetëm të marrë pak mbështetje nga poshtë: mbështet studentët, por mbështet edhe ata që kritikojnë studentët. Voton reformën e universiteteve, por mbështet edhe ata që duan ta rrëzojnë. Opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve.   

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 01/02/2019 16:11

    bejeni greven te cadra e pd

    Përgjigju
  • Mala: 01/02/2019 15:38

    Marku, qelllimisht nuk po I them professor.Ta dorezoje aktdeshmine e shkollimit dhe punes prej pedagogu.Nuk eshte meritor as per pedaghog e as per politikane-komentues e Pblicist.

    Përgjigju
  • Rruqja: 01/02/2019 14:47

    Komandanti suprem i forcave te errta te p.d. i quajtur pedagog me emrin MARK MUTI . ben politiken e partis meme a thua se asht ne baxhen e babait .pedagogu i nderuar duhet te heqe dore nga politika se paguhet per te dhene dije jo per ti sherby DALI SERBIT .

    Përgjigju
  • Koli: 01/02/2019 13:15

    Pse peragog eshte dhe ky marku? Ky eshte kokrra e injorantit!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja