Rama paralajmëron për ‘bllokimin’ e diplomave të mjekëve: S’do ua japim direkt sa të mbarojnë shkollën! S'mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë

‘Diploma e mjekëve nuk do të jepet direkt sapo të mbarojnë shkollën’, kështu u shpreh kryeministri Rama në takimin e tij me rektorët. Kreu i qeverisë tha se mjekët e sapo diplomuar, duhet që fillimisht brenda një afati të caktuar të shërbejnë në detyrë disa vite në Shqipëri dhe pas marrjes së diplomës të mund të emigrojnë në vendet e tjera, nëse këta të fundit e kanë si qëllim.

Rama tha se duke qenë se disa studentë ekselentë kanë nënshkruar një kontratë për të studiuar në universitetet më të mira të Evropës dhe nuk janë kthyer më për të kontribuar në atdheun e tyre, por kjo histori nuk duhet të vazhdojë kështu. Nuk mundet që Gjermania të marrë mjekë dhe infermierë ndërkohë që vendi ynë paguan për ta, nënvizoi kryeministri. Sakaq, krye socialisti u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të gjejë metodën, në mënyrë që ky investim që bëhet nga Shqipëria edhe të kthehet.

Andaj, Rama paralajmëroi se diplomat e mjekëve nuk do të jëpen direkt pasi studentët të mbarojnë shkollën.

'Ashtu sikundër ne nuk mundet dot të furnizojmë me mjek Gjermaninë. Paguajmë ne, ua bëjmë gati, vjen gjermani kur thonin filmat, edhe na i merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Kuptohet pra është tregu që vendos, nuk ka diskutim, ne nuk mund ti ndalojmë. Për fat të mirë sot nuk kemi mungesë mjekësh në republikën e Shqipërisë, as mungesë infermierësh, që ta dëgjojnë të gjithë me këtë rast që mos dukem sikur po qahem që nuk kemi. Përkundrazi, kemi akoma në listë pritje mjekë dhe infermierë që presin të punësohen. Por, Italia sot ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë. Ne nuk do presim të shkojmë në atë stad. Kështu që e para, diplomën e mjekët nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do shkosh një herë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, pastaj do marrësh dhe diplomën e pastaj shko ku të duash, sipas afateve të caktuara. Për më tepër, e dimë shumë mirë se si në shumë vende, mjekët që janë standardi më i lartë i shërbimit human, nuk i marrin diplomat menjëherë por duhet të tregojnë dhe që janë të zotë tu shërbejnë njerëzve përveç se të japin provime, se nuk mund të vazhdojë kjo histori kështu. Ashtu sikundër, do vazhdojmë siç kemi filluar betejën në nivel ndërkombëtar në komunitetin e ri politik europian, për pjesën që fola për universitetet, do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht të na e kthejnë investimin. Duan t’i marrin në Gjermani, t’i marrin, por duhet të kthejnë investimin. Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë. E nuk është vetëm Gjermania se ka dhe vende të tjera. E kam fjalën që Bashkimi Europian, duhet të gjejë formën që të kthejë diçka në mënyrë që... e nëse ne kemi mundësi edhe për vete, edhe për Europën, nuk ka problem. Nxjerrim më shumë, me të njëjtën cilësi, duke krijuar sinergjitë me universitetet e tyre, pra duke u dhënë mundësi që të kenë diploma të së njëjtës vlerë, jo vetëm kur dalin nga universiteti i mjekësisë, por dhe nga mjekësia në Durrës, por dhe nga të tjera burime. Ama ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive, kjo është çmenduri. Tregu atje ka një kapacitet thithës dhe ka një ofertë që jo ne, por po ju them Italia, 40 mijë sot mungesa.'- tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën