Pas protestës së mbajtur një ditë më parë nga 'Shqipëria Bëhet’ para Kryeministrisë, policia ka bërë me dije se ka arrestuar 4 persona pasi kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.
Ata janë indentifikuar si Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.
“arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital”, njoftoi sot policia.
Më tej në një njoftim tjetër theksohet se në gjendje të lirë do të hetohen edhe 9-të persona mes tyre edhe Adriatik Lapaj.
“referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë”, thuhet më tej në njoftim.
Lajmi kryesor:
Protesta e ‘Shqipëria Bëhet’, Policia ndërhyrje sërish gjatë natës! Lapaj dërgohet në spital, i ra ngrohësja në kokë! 4 të arrestuar, 9 nën hetim (VIDEO)







