Protesta e studentëve/ Një grup simbolik qëndron para Kryeministrisë, ‘kapitullim’ edhe në rrethe

Protesta e studentëve e ka humbur ritmin dhe numrat. Ditën e sotme, që kjo protestë shënon ditën e 13-të, por ende pa dialog, para Kryeministrisë është duke qëndruar një grup shumë i vogël, simbolik, me një numër të papërfillshëm. Protesta e studentëve është e vakët edhe në rrethe, ku siç mëson Report Tv, në qytetet kryesore, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Durrës, Shkodër e Berat nuk ka organizim për të protestuar. E njëjta situatë me protestën ishte edhe ditën e djeshme, ndërkohë që nuk ka asnjë sinjal për dialog me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit, ka deklaruar se është pro 8 kërkesave të studentëve, por sipas tij, “ABC e demokracisë është dialogu”. Ndërkohë që nga dita e parë deri më tani, studentët kanë rreshtuar një sërë kërkesash të cilat janë përmbledhur tashmë në një letër me 8 pika drejtuar Ramës, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ministres Lindita Nikolla.

Të gjitha kërkesat që studentët kanë artikuluar që prej fillimit të protestës dhe kërkojnë që tju plotësohen nga qeveria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Rama pyet studentët: Pse bëni si Luli kur ishte në çadër, dua dialog, jo pazare dhe negociata

Kryeministri Edi Rama, fton sërish studentët për të disatën herë që të pranojnë hapjen e një procesi dialogu. Teksa ka shpërndarë në Tëitter, foton e një studenteje e cila thotë se studentët nuk janë si Basha, Rama thotë se ata sillen njësoj si kryedemokrati, në kohën e Cadrës para Bulevardit. "S'jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet,s'dua dialog, plotëso kërkesat se s'dal nga çadra!?Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s'vij!E pastaj në fund vetëm humbet!Kush ju kërkon pazare?Unë jo njëherë. As negociata. DIALOG."-shkruan Rama.(Lexo të plotë)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura nje gale: 16/12/2018 18:23

    10 studente 50 kameramane

    Përgjigju
  • konjak: 16/12/2018 13:58

    shurdhi me irrezikshem ,eshte ai qe ben sikur s'digjon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja