Protesta e të martës/ Berisha: Mobilizim brenda dhe jashtë Parlamentit, duam minimumin jetik prej 200 eurosh! Anëtarët e PD më aktivë në rrjetet sociale, takime me Diasporën

Protesta e të martës/ Berisha: Mobilizim brenda dhe jashtë Parlamentit, duam minimumin jetik prej 200 eurosh! Anëtarët e PD më aktivë në rrjetet sociale, takime me Diasporën

Sali Berisha, sot në konferencë për mediat

Ish-kryeministri Sali Berisha, nën arrest shtëpiak prej një viti për aferën e dosjes “Partizani”, dha sot (15 Nëntor) konferencën e radhës për shtyp, ku foli edhe për protestën e ditës së martë të opozitës, e drejtuar nga Partia Demokratike.

Ai tha se protesta do zhvillohet në dy fronte përgjatë diskutimeve të seancës parlamentare për buxhetin, brenda Kuvendit dhe jashtë tij. 

“Do të ketë mobilitet, brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi ynë është të miratohet amendamenti që vendos minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, apo që nuk merr asgjë. Pra ky është një hap i parë i një rëndësie jetike për të shuar, ulërimin e sirenave të mjerimit dhe varfërisë anë e kënd vendit. Natyrisht këto sirena ulërinë më shumë se kudo tjetër, tek pensionistët shqiptarë”, tha Berisha.

Por ai nuk dha detaje të tjera nga strategjia që PD ka ditën e protestës. Mësohet se janë njoftuar të gjitha degët për t’u organizuar dhe marrë pjesë. Berisha nuk tha nëse do të ketë edhe akte konfrontimi apo tensioni, deri në përdorimin e lëndëve djegëse apo shkatërrimit. Ai shpalosi edhe programin e biznesit që PD ka nëse vjen në pushtet.

“Do përgjysmojmë taksat, do hapim ekonominë dhe do garantojmë garë të ndershme. Shqipëria është i vetmi vend në planet në të cilin gjatë 11 vite, sistemi ligjor tatimor ka pësuar 60 ndryshime, gjë që hedh në erë çdo siguri juridike për investitorët në Shqipëri. Shtojmë këtu faktin se një çështje civile, për t’u gjykuar në gjykatat e reformës së Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës, kërkon 14 vite”, tha ish-kryeministri.

Gjithashtu i tërhoqi vërejtjen edhe anëtarëve të opozitës, duke kërkuar të jenë më aktivë në rrjetet speciale.

“Mendoj se anëtarët e opozitës duhet të jenë minimumi, dy herë më aktivë seç janë në rrjetet sociale. Çdo anëtar i opozitës që beson dhe aspiron fitoren e opozitës, duhet të fillojë ditën e punës, të mendojë për shprehjet e tij, të mendimeve, për publikimin e statusve të tjerëve që i pëlqejnë në rrjetet e veta sociale.  Nuk besoj se anëtarët e opozitës janë në nivelin ku duhet të jenë, por kanë çdo mundësi dhe, gjykoj unë, detyrim që të aktivizohen shumë më tepër në rrjetet sociale se sot”, shtoi ai.

Gjithashtu kërkoi mobilizimin e strukturave për takimet me Diasporën, në mbështetje të PD. Në këtë kuadër njoftoi takimet që do mbahen në Angli.

“Në këtë takim do të jenë të pranishëm, anëtarja e kryesisë së PD, zëdhënësja e kësaj partie, zonja Floriana Garo, do të jetë i pranishëm drejtori i drejtorisë së Komunikimit, Alfred Lela dhe unë do të ju drejtohem nga zyra ime dhe do t’i përshëndes. Zonja Topalli është në një udhëtim tjetër, të parashikuar përpara, kështu që ajo do të vazhdojë axhendën e vet, edhe ajo shumë axhendë e rëndësishme në përpjekjen tonë për të mobilizuar sa më shumë diasporën në mbështetje të PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë takim do të jetë edhe Besart Xhaferri, kryetar i FRPD”, shpjegoi ish-kryeministri. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selman Biri: 15/11/2024 17:12

    O flliqsira Salbajga po kur ishe ti pse vetēm vodhe e vrave e shkatrove pse se bēre Shqiprin por e dogje mor fundērrrin.

    Përgjigju
  • populli: 15/11/2024 15:31

    pse nuke e bere ti jetes minimumi 200 euro kishe ne dore oo cope e pleres yyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe